Rregullatori i BE-së autorizon vaksinën Pfizer për fëmijët 5-11 vjeç

Rregullatori i BE-së autorizon vaksinën Pfizer për fëmijët 5-11 vjeç

Rregullatori Evropian i Barnave

Rregullatori Evropian i Barnave autorizoi të enjten vaksinën kundër koronavirusit të kompanisë Pfizer për përdorim tek fëmijët nga 5 deri në 11 vjeç. Vendimi i hap rrugën vaksinimit të milionave nxënësve të shkollave fillore në mesin e një vale të re infeksionesh që ka përfshirë gjithë kontinentin.

Kjo është hera e parë që Agjencia Europiane e Barnave miraton vaksinën për përdorim tek fëmijët e vegjël.

Pas shqyrtimit të një studimi të kryer me vaksinën tek më shumë se 2,000 fëmijë, EMA vlerësoi se vaksina ishte rreth 90% efektive në parandalimin e COVID-19 simptomatik tek fëmijët e vegjël.

Zyrtarët thanë se efektet anësore më të zakonshme ishin dhimbje në vendin e injektimit të vaksinës, dhimbje koke e muskujsh, si dhe të dridhura. Agjencia tha se doza e dytë e vaksinës duhet t'u jepet fëmijëve tre javë pas dozës së parë.

Ndërkohë Austria, një vend që po përballet me një numër të lartë infeksionesh ka nisur tashmë vaksinimin e fëmijëve të kësaj grupmoshe pa pritur miratimin nga autoritetet evropiane.

Evropa është aktualisht epiqendra e pandemisë. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se kontinenti mund të shënojë 2 milionë vdekje deri në pranverë, nëse nuk merren masa urgjente.

Drita jeshile e dhënë nga EMA për vaksinën e Pfizer-it dhe kompanisë partnere të saj BioNTech duhet të marrë vulën përfundimtare nga dega ekzekutive e BE-së, Komisioni Evropian, përpara se autoritetet shëndetësore në shtetet anëtare të nisin fushatën e imunizimit të fëmijëve.

Në fillim të kësaj jave, ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn tha se vaksimini i fëmijëve të grupmoshës 5-11 vjeç është parashikuar të nisë më 20 dhjetor./VOA/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Carlos Tevez me urgjencë në spital pas dhimbjeve në gjoks

Carlos Tevez me urgjencë në spital pas dhimbjeve në gjoks