Rregulli i ri, kush ka tatuazh nuk do pranohet kurrë në Policinë e Shtetit, kushtet e reja nga mosha tek dokumentacioni

Kush ka tatuazh në pjesët e dukshme të trupit nuk do të pranohet kurrë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit. Kështu parashikojnë ndryshimet në rregulloren për policinë, të cilat kanë kanë shtuar tre kushte të tjera skualfikuese për aplikantët për t’u bërë pjesë të policisë. Kushtet e reja përjashtuese janë evidentimi i tatuazheve, moskalimi i kontrollit mjekësor dhe mungesa e besueshmërisë.

Gjithashtu, aplikuesi përjashtohet kur nuk kalon testin fizik, me shkrim dhe psikologjik, deklaron të dhëna të rreme, rezulton i dënuar, është përdorues droge dhe nëse ka varësi nga alkooli. Rregulloja e ndryshuar parashikon gjithashtu për herë të parë që vetëm personat që kanë mbushur moshën 19 vjeç dhe janë nën 30 vjeç kanë të drejtë të aplikojnë për t’u pranuar në kurset e Akademisë së Sigurisë për t’u rekrutuar në Policinë e Shtetit.

Ka ndryshuar edhe neni për dokumentet e aplikimit për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit. Dokumente që kërkohen janë: formulari i aplikimit dhe autorizimi për sigurimin e dokumentacionit; fotokopje e kartës së identitetit; dokument që vërteton përfundimin e arsimit; fotokopje e dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”; certifikatë e gjendjes gjyqësore; certifikatë familjare; vërtetim nga gjykata; vërtetim nga prokuroria; raport mjekoligjor; fotokopje të librezës së punës (nëse i disponon) dhe dokument që vërteton se nuk është përdorues droge.

Për herë të parë është vendosur që këto dokumente do të sigurohen nga policia përmes komunikimit zyrtar me strukturat përgjegjëse për lëshimin e tyre, për të evituar çdo mundësi manipulimi.

Ndërkaq, për aplikantët që hyjnë në kategorinë e fëmijëve të punonjësve të policisë që kanë humbur jetën për shkak të detyrës, do të përcaktohen procedura lehtësuese për pranimin e tyre në Akademinë e Sigurisë.

Ndërkaq, punonjëset e policisë shtatzëna dhe ato që kanë fëmijë deri në moshën 1 vjeç nuk mund të urdhërohen të kryejnë shërbim natën. Punonjëset e policisë, në muajt e dukshëm të shtatzënisë, nuk do të mbajnë uniformë policore. Rregulloja e re ndalon sharjet gjatë dhe jashtë detyrës nga punonjësit policisë, si ndaj kolegëve apo ashtu edhe ndaj qytetarëve.

 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    LSI prezanton programin elektoral të njëjtë me atë të vitit 2009 kur erdhi në pushtet. Ju krijon besim realizimi i tij?

Komento

Komente

  • CaBone: 15/01/2021 02:49

    Mundsisht te jen dhe te virgjer. Hahah. Muabete Lepro.

    Përgjigju
  • Iris: 15/01/2021 01:30

    Ndalimi I tatuazheve eshte idiotesia e rradhes.Ne U.S.A.policeve u lejohen tatuazhet,por ne mos gaboj nuk u lejohen piercing dhe per femrat nuk lejohen bizhuterite e medha e make-up I renduar,ose I tepert.Sa per Shqiperine,per te mos rrezikuar dekonspirimin e aksioneve,ose zbulimin e identifikimin e rrezikimin e jetes se policeve,do te ishte mire nje veshje me menge te gjata,ose mbulim I perkohshem I tatuazhit !

    Përgjigju
  • Ai djali: 14/01/2021 20:59

    Pse te gjith policat i kan grat ku*va cudi ?

    Përgjigju
  • Eri: 14/01/2021 19:19

    Ne disa vende te evropes po te kesh ndonje te aferm te denuar nuk mund te behesh polic.Ka rregulla te forta.

    Përgjigju
    • Ceri: 14/01/2021 20:58

      Po ku mer vesh ti mi Eri, ti nuk ja ke idenë se cfarë është e cfarë bën europa. Mos shpik rregulla kot.

  • Hako: 14/01/2021 18:03

    Jeta eshte e ndertuar mbi arritjet e kompromiseve te ndryshme.Nese deshiron qe te jesh pjese e policise,mos bej tatuazhe.Tatuazhi mund te identifikoje lehtesisht nje polic qe eshte i infiltruar ne aksione ,apo forcat speciale dhe ndikon ne punen e perditeshme.Tatuazhi eshte si diamanti:i PERJETSHEM.

    Përgjigju
    • Ilir: 14/01/2021 19:51

      Nuk prishin pune tatuazhet po kurvat qe po mbushin rradhet e policise prej gati 10 vitesh , dhe kur them kurva nuk e kam specifikisht per femrat se tani me kurva jane ca meshkuj qe po rekrutohen me shoqeri e tarafe .

    • Per hako: 14/01/2021 19:03

      Ke par ti qe mbulohet fytyra ne aksionet e reneas? Ashtu mbulohet dhe tatto.un jam punonjes shteti.me tatto biles te dyja krahet plot i kam.kam 20 vjet qe sherbej.rri me meng te gjata ne pun e punen e bej mir e shum her me mir se jeta rrypat e rinj qe na sjellin.ne krahet e mi kam prinderit te cilet nuk jetojn dot ashtu sic kam tatto ne zemer edhe fotot e familjes time.deri me sot sme ka identifikuar ndonje kastravec. Po nuk shite pordh e po mbajte profil te ulet gjat sherbimit asgje ste gjen.po ti ke mendimin tend e duhet respektuar ama mos harro dicka.nje adoleshent e ben tatto sepse e konsideron art e mbas disa vitesh mendon ti sherbej komunitetit ne polici .si thua ti ta bejm si ne kohen e dulles qe per nje veprim ta paragjykojm? Ti presim endrren ne mes? Ne polici sduhet te ket hajdut e kriminel ata duhen privuar se po mbushet me hajdut pulash se qe ta dish ti ne polici ne sna prishin pun personat me tatto por keto prurjet pa tatto e me teser partie gjysem analfabet

  • Besi: 14/01/2021 17:59

    Hallall jua boft zoti pra, kshu ligjesh rregullash na duhen per policine meqe jemi vendi qe ja kalojme britanise, hollandes e disa vendeve gjasme europiane me nga 500 vjet kulture. Ne jemi europa ato jane provinciale, kane polica me tatuazhe, me norma sjelljeje, me etike, kulture, specialiste, pfff dava legenash eee. Policia jone i ka tgjitha kushtet, po tgjitha ama, vetem ky detaji mungonte dhe sipas sondazheve suedeze te usta minister Çuçit, jena tparet nbote. Ore mire deri ktu po pse se kane vone si rregull qe vetullat dhe turini duhet te jene si Ard Veliu?? A q**a ropt ku kena arrit, tashi na doli tatuazhi se thu aty ngeli problemi. Po shumica ska edukate, shumica femrave police me thonj edhe floke si me qene nkafe, sdi si ti etiketosh per mos me kalu ne fjale tpapershtatshme.

    Përgjigju
  • Njoni: 14/01/2021 17:41

    U zgjidh edhe një problem. Kalojm ke problemi thonjve, nuk lejohen policë me thonj të gjatë.

    Përgjigju
  • ahahhahahahahha: 14/01/2021 17:05

    ahhahahhahahhaha na slapi rakiii

    Përgjigju
  • Alb: 14/01/2021 17:03

    Ku ashte demokracija?

    Përgjigju
  • Polici e korruptuar: 14/01/2021 16:59

    Po pse te tatuazhet e ka problemin policia ? Kriminelat me te medhenj nuk mbajn tatuazhe po kollare,ne te gjith boten shumica e policis jan t gjith me tatuazhe ,shqipri t dhjefsha ligjet,kurr ska per tu ber ndonjher ktu ,jan fut polic t gjith dhjaret

    Përgjigju
  • Cen: 14/01/2021 16:58

    Ja fusni kot,e pse mos pranohet? Ca do te thot se ka tatuazh

    Përgjigju
  • Shum e drejt: 14/01/2021 16:40

    Se spo merret vesht kush asht polic e kush Asht kriminel ! Te gjith policet jan me arme ne lokale jasht orarit te punes . Me bluza te zeza me kapele me tatto neper duar me pistoleta ne brez , nuk kuptohen a jan kriminele a police

    Përgjigju
    • Ushrarak me tatto: 14/01/2021 17:07

      Pse tatto te ben kriminel ? Tatto esht art.po donte bej nje pyetje.ke degjuar per te infiltruarit ose antiterrorrin e antidrogen? Nese do jen model ne pamje dallohen nga 2km larg e sdo zgjidhin pun se bien ne sy.gjith bota i lehon policet me tatto me flok te gjat e me mjekra.sa per info po ta japnse sbesoj se e di kete

  • Frc.: 14/01/2021 16:33

    Ligj i gabuar! Në Europë tatuazhi nuk është problem dhe shumë policë janë me tatu në gjymtyrët e tyre. E vetmja ndërhyrje është në rastet kur tatuazhet shprehin një simbolikë ku bie ndesh me disa norma, vlera dhe parime bazë dhe aty rekomandohet që tatuazhet të mbulohen pra, ose të përdorin një krem mbulues kozmetike (cover make up) ose kur janë të vogla në përmasë thjesht një helikoplast, por jo të shkojnë në ekstrem të mos punësohen! Ky është absurditet!!

    Përgjigju
  • Rimi: 14/01/2021 16:24

    Me gjith problemet qe ka policia te tatuazhet e gjetet

    Përgjigju
  • Veni: 14/01/2021 16:16

    hahahahaa ky po qe eshte rregull. tatuazhi shfaqje e huaj hahaha e bete si ne kohen e enverit

    Përgjigju
  • Eri: 14/01/2021 16:16

    Kjo puna e totuazhit ka qene edhe para 6 viteve! Kush kishte totuazh,normat fizike patenta,skualifikoheshe. Po sikur femijet e policeve te rene te jene perdorued te droges? A duhet te pronohen?

    Përgjigju
  • Polici: 14/01/2021 16:07

    Në Gjermani kam par plot polic me tatuazhe, kuptohet jo në fytyrë, por në krah i kam parë që i kanë pasur dhe shumë të dukshëm. Më duke pak idiotësi ky vendim, uroj ta rishikoni. Preket të drejtat e njeriut në cdo aspekt.

    Përgjigju
  • liku: 14/01/2021 16:07

    Po ata police qe i kane pasur tautazhet cfar duhet te bejne.

    Përgjigju
  • Hoho: 14/01/2021 15:40

    Po pagat ju q**sha robt kur do i ngreni.

    Përgjigju
    • Hoho: 14/01/2021 18:56

      Shko mor k"qe kandarit.

    • Rimi: 14/01/2021 16:25

      E beni vet pagen ju, ca lek shoferve, ndonje gjobe.Ndonje qok shperndarsi lagjes dhe ja ku doli rroga e dyte

  • Faik Koncia: 14/01/2021 15:40

    Kjo puna e tatuazhit eshte budallallik. Duket sikur se kane menduar mire.

    Përgjigju
    • Ari: 15/01/2021 08:44

      Po kot.mo.hajt.nxjerim.ligje.pa.kuptim.



×

Lajmi i fundit

John

I shtruar prej ditësh te ‘Shefqet Ndroqi’, COVID i merr jetën 29 vjeçarit nga Librazhdi! S’kishte sëmundje shoqëruese