Rregullohet argjinatura e Bunës, Çuçi: 1200 hektarë tokë në Shkodër nuk do përmbyten më

SHKODËR- Rreth 1200 hektarë tokë në zonën e Shkodrës nuk rrezikojnë më të përmbyten nga ujërat e Lumit Buna. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi pa nga afër punimet që po kryhen për rehabilitimin e argjinaturës së Bunës në fshatrat Pentar e Luarëz. Siç njofton zyra e shtypit, vlera totale e këtij investimi është rreth 128 milionë lekë.

“Kjo është një argjinaturë e cila po përforcohet e gjitha me shtresë betoni. Ka qenë nga pikat më të dobëta që përmbytej vazhdimisht. Përmbytja më e madhe ka qenë ajo në vitin 2011 kur u bashkua Drini me Bunën. Kjo argjinaturë tani do të mbajë rreth 1200 hektarë tokë të shfrytëzuara shumë nga fermerët e zonës. Kjo është një nga ndërhyrjet më serioze që po i bëjmë argjinaturës së Bunës. Me këtë ndërhyrje kemi një garanci shumë të madhe që nga Buna nuk do të kemi më shqetësime përsa i përket përmbytjeve”, tha ministri Çuçi teksa shtoi se prej vitit 2013 në Shkodër janë dhënë rreth 1 miliard lekë investime në infrastrukturën e mbrojtjes nga përmbytjet dhe për skemat e ujitjes. Ministri kërkoi përmbylljen e punimeve përpara se të nisë sezoni i shirave.

Argjinatura e Bunës në Pentar-Luarëz është e gjatë rreth 6.5 Km. Kur rritet niveli i Bunës paraqet rrezikshmëri të lartë për tokat përreth. Investimi parashikon rritjen e qëndrueshmërisë së argjinaturës, duke e veshur me beton skarpatën e brendshme, përmes së njëjtës teknologji siç janë rikonstruktuar argjinaturat e tjera të lumit Buna. Në këtë argjinaturë nuk ishte bërë asnjë ndërhyrje serioze që prej viteve ’70.

Punimet në argjinaturën e Bunës në Shkodër

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • memento: 17/09/2019 04:44

    fjale burrash, sa vite do rezistj kjo fjala jote? mos ndoshta 80 vite sic rezistoi bulevardi Zog i pare ne mes te Tiranes?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës