Veliaj: Rregullohet defekti, rikthehet uji në Tiranë

Pas 24 orësh rikthehet uji në Tiranë. Kryetari i bashkisë Erion Veliaj njofton se defekti është rregulluar. Veliaj ka falenderuar të gjithë specialistët e UKT që kanë punuar pa u ndalur 24 orë e në kushte ekstreme mes baltës e ujit për të rilidhur në kohë rekord tubacionin e dëmtuar dhe rikthyer furnizimin me ujë të pijshëm.

Ai thekson se ata nuk u morën me spekulantët gjithologë, por punuan pareshtur për të risjellë ujin sonte! “Mirënjohje e posaçme për 3 saldatoret heronj Saimir Fusha, Arben Xhameta & Ajet Guraj që punuan 24 h në kushte ekstreme mes baltës e ujit për të rilidhur në kohë rekord tubin e dëmtuar.  Falë jush Tiranës ju rikthye uji. Kush ka sy e logjikë, sheh çka ngjarë e ju falënderon”, thotë Veliaj.

Në mesazhin e tij postuar në twitter, kryebashkiaku Veliaj thekson se avaria e rëndë dje në Zall-Herr e linjës së transmetimit 10 km gjatësi e 10 m nëntokë as parashikohej, as parandalohej. “Avaria e rënde dje në Zall-Herr e linjës së transmetimit 10 km gjatësi e 10 m nëntokë as parashikohej, as parandalohej. Thjesht zgjidhet në momentin që evidentohet! Falenderoj  gjithë kolegët e Ujësjellësit të Tiranës që nuk u morën me spekulantët gjithologë, por risollën ujin sonte”, theksoi Veliaj.

d.ba./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • luli: 21/09/2019 09:17

    more per cfare riparimi behet fjale, akoma edhe sote ,date 21 ne mengjes, nuk ka uje

    Përgjigju
  • Neri: 20/09/2019 23:22

    Po jetij keshtu indodhin jan fatkeqsi ,apo pakujdesi se rritja 44 % su reflektua ne asnje sherbim te shtuar , apo duhet te shkoj cmimi 100 lek m3 qe te ket sherbim me te mire sipas filozofis te Lali Erit .

    Përgjigju
  • Egi kolo: 20/09/2019 22:58

    Kente drejt mer vlla. Ca uji. Asi pike ska. Rrej diten e rrej noten ky lali eri me videot e tij artistike.

    Përgjigju
  • Alma: 20/09/2019 22:53

    Nuk ka ardhur ende! Pse genjeni?

    Përgjigju
  • Edona: 20/09/2019 22:16

    Genjeshtare! Ora eshte 22:16 dhe ne rrugen e Dibres ende nuk ka uje!

    Përgjigju
  • karidi: 20/09/2019 22:11

    ska ardh akoma, me qe ra llafi, skena me ca lajm mendereen

    Përgjigju