Rrëshqitja e dherave, pallati 6 katësh në Gjirokastër rrezikon shembjen! Banorët: Duam zgjidhje nga qeveria (VIDEO)

Prej 3 vitesh, banorët e lagjes "Punëtori" në Gjirokastër hasin problematika me rrëshqitjen e dherave. Një pallat 6 katësh rrezikon shembjen për shkak të erozionit ku gjatë 8 orëve të fundit ka rrëshqitur një masiv shtufor.

Në këtë pallat jetojnë rreth 16 familje të cilët janë të shqetësuar nga situata teksa ditën e sotme janë mbledhur dhe kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve.

Përveç këtij pallati, ka edhe banesa të tjera rreth kësaj zone të cilët rrezikojnë shembjen për shkak të rrëshqitjes së dherave.

Banorët shprehen të shqetësuar teksa bëjnë thirrje për autoritetet vendore si dhe për kryeministrin që të vendosë dorë në rehabilitimin e kësaj zone.

"Po do, le të vendosë dorë, po mos të dojë le të na vendosë lulet këtu. Kanë dalë themelet e pallatit" - tha një prej banorëve.

"Ne kemi komunikuar me gazetarët, u kemi çuar letër kryeministrit përmes portalit 'Shqipëria që duam' por nuk kemi marrë përgjigje. Edhe në bashki kemi vajtur por nuk kemi marrë zgjidhje. Tani nuk kemi se ku të drejtohemi. Nuk dimë se çfarë të bëjmë. Bashkia ka bërë një relacion në qeveri dhe ka hequr barrën nga vetja" - u shpreh një banor tjetër.

"Unë jam banor i një shtëpie. As kryetari i bashkisë nuk ka ardhur këtu, as prefekti. I bëj thirrje kryeministrit që të vendosi dorë këtu" - deklaroi një banor.

Report Tv mëson se bashkia e Gjirokastrës thotë se nuk ka mundësi të investojë në rregullimin e kësaj lagje ndaj i është drejtuar qeverisë me një projekt për rehabilitimin e zonës por ende nuk ka pasur një ndërhyrje.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tri pikë shprese, Eintracht Frankfurt fiton 3-1 ndaj Augsburg dhe 'blindon' Evropën (GOLAT)

Tri pikë shprese, Eintracht Frankfurt fiton 3-1 ndaj Augsburg dhe 'blindon' Evropën (GOLAT)