Rreth 50 mijë persona humbën punën gjatë pandemisë, Tabaku: E pamundur të fshihet papunësia

Rritja e numrit të papunëve si pasojë e pandemisë së COVID-19, menjëherë ka ndikuar në uljen e të ardhurave nga tatimet dhe kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Kanë rënë me 10.6 milionë euro të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve, në 7 muaj kraharuar me të njëjtën periudhë të jë viti më parë.
Këto të dhëna tregojnë drejtpërsëdrejti se numri i të papunëve është rritur dhe kontributet kanë rënë. 

Edhe pse ende nuk ka një të dhënë të saktë se sa është numri i të papunëve në këto 6 muaj pandemi, shifra i ka kaluar 50 mijë, ndërkohë sipas ministrisë së Financave deri në qershor numri i të papunëve ishte 38 mijë. Por ky nuk është treguesi i vetëm për uljen e kontribuuesve në sistemin e tatimeve.

Buxhetit të shtetit vetëm nga zëri i tatimit mbi të ardhurat personale i mungojnë rreth 56 milionë euro në raport me 2019. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave në 7 muaj të këtij viti u mblodhën në total 156 milionë euro, nga 213 milionë euro që u mblodhën në të njëjtën periudhë të vitit 2019. Për ish deputeten e PD Jorida Tabaku është e pamundur te fshihet papunësia, varfëria dhe ulja e qepenave.

160 shqiptare ne dite humben punën qe prej fillimit te vitit. 177 biznese mbyllen çdo dite dhe këto janë vetëm shifrat zyrtare. Po te llogarisim dhe punonjësit e informalitetit, numri i familjeve shqiptare qe nuk kane mundësi te ushqejnë fëmijët e tyre është i frikshëm për një vend evropian”, thotë Tabaku. 

Sipas ish deputetes Shqipëria mund të rimëkëmbet vetëm nëse ka një plan  serioz ne shërbim te qytetareve dhe bizneseve. 
 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Babale: 01/09/2020 23:02

    Babale Tabaku By** Bardhaku

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Vetingu shkarkon përfundimisht prokurorin e Tiranës Ardian Braho, shkak problemet me pasurinë

Vetingu shkarkon përfundimisht prokurorin e Tiranës Ardian Braho, shkak problemet me pasurinë