Rreth botës me biçikletë, 4 muaj udhëtim në disa shtete! Turistët me biçikleta në Kukës: Na pëlqejnë malet! Nga këtu nisemi drejt Kinës

Një çift të rinjsh nga Anglia kanë zgjedhur mënyrë krejt të veçantë udhëtimi. Me mjetin e tyre me 2 rrota , bicikletë, ata kanë udhëtuar me muaj të tërë në shumë vende. Report Tv I  intervistoi  ata në  Kukës ku ndan ne ndanë copëza momentesh nga udhëtimi që ka nisur katër muaj më parë .

Udhëtimi i tyre nuk është i zakontë, por është dëfryes e plot adrenaline.

Xhimi dhe Kate, çifti londinez kanë përshkuar mijëra kilometra me biçikletë nëpër Europë derisa mberriten ne Shqiperi. Xhimi me profesion mësues dhe Kate mamie i takuam në rrugën Krumë – Kukës dhe ta tregojnëe se turi i tyre disa mujor do të ketë destinacion final Kinën.

“Vijmë për herë të parë. Për në Shqipëri erdhëm nga Mali I Zi. Mbërritëm në Skodër dhe shkuam më pas në Valbonë.Kemi kaluar në male dhe tani jemi këtu.Po shkojmë me biçikleta në Kinë.Kemi filluar nisje nga Anglia. 4 muaj më parë. Kemi kaluar në Belgjikë, Francë, Luksemburg, Gjermani, Republikën Ceke, Sllovaki, Hungari, Kroaci, Bosnjë, Mali i Zi, Shqipëri.Më pas në Maqedoninë e Veriut, Bullgari, Turqi”- thanë ata.

Këtu çifti është në një ndalesë të shkurtër anës rrugës ku po shijojnë pamjen e Gjallicën dhe Liqenin e Kukësit.

“E dua shumë Shqipërinë. Shqiptarër janë fantastik.Të mrekullueshëm.Të sjellshëm. Mikëpritës.Ushqimi I mirë dhe uji I pastër. Është vend fantastik. Shumë bukur.Dashurojmë malet.Gjithçka këtu është mirë.Do kthehem përsëri”- shprehet Xhimi.

“Përshtypje pozitive. Vend I mirë.Vend I qetë me klimë të freskët.Rrugët janë të mira.Ka vende për ngjitje në Male.E dashuroj këtë vend.Shumë I mirë.Do të kthehem përsëri. Kam qejf të udhëtoj në male. Do kisha dëshirë të shkoja në jug, në bregdet por udhëtimi ynë është drejt Peshkopisë e më pas drejt Maqedonisë së Veriut’’- tha Kate.

Të shumtë janë çiklistët e huaj në rrugët e veriut ashtu si Xhimi dhe Kate që kane zgjedhur te eksplorojne Shqiperine mbi dyrrotake.

B.V/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Argita Berishës dhe çunit të Fahri Balliut te Bashkia e Tiranës përfundon në një grusht njerëzish

Protesta e Argita Berishës dhe çunit të Fahri Balliut te Bashkia e Tiranës përfundon në një grusht njerëzish