Rreziku nuk vjen nga Italia, Meloni do të jetë një lider që mund të bëj shumë gjëra të mira!

Rreziku nuk vjen nga Italia, Meloni do të jetë një lider që mund të bëj shumë gjëra të mira!

Gazetari Alban Daci

Italia është një ndër vendet më demokratike në botë me kulturën më të lashtë politike që ka mësuar edhe Botën me shembujt e saj që nga Roma e lashtë e deri në ditët e sotme! Ishte Roma që e aplikojë për herë të parë Republikën në 509 para Lindjes së Krishtit dhe më pas u krijua si një traditë për modelet e ngjashme të më vonshme duke njohur format më të mirat të përfaqësimit demokratik pas Luftë II Botërore pikërisht në Itali përmes referendumit të 2 qershorit.

Italia është vendi ku janë bërë betejat më të rëndësishme për të drejtat civile si për abortin, për të drejtat e liritë thenelore dhe sidomos për të drejtat e punëtorëve. Republika Italiane është e vetmja në Botë që është eskluzivisht e themeluar mbi punën!

Historia e Italisë është një histori e laboratorit më të rëndësishëm politik që ka prodhuar historia duke përfshirë edhe periuda të errta siç ishte biennio Fashistë, por sigurisht italianët janë një popull që kanë ditur t'i bëjnë llogaritë me historinë por edhe me liderit politik! Pas Luftës II Botërore personazhe si De Gasperi, Spinelli, Mario Albertini, pikërisht falë eksperiencës së tyre si të persekutuar të Regjimit Fashistë, vendosen të shikojnë më larg se e ardhmja Italisë, duke luftuar për një Europë të Bashkuar! Këta statistë nuk e mendonin të ardhmen demokratike të Italisë pa bërë edhe bashkimin e Kontinentit në forma të bashkëpunimit ekonomik për të siguruar paqen!

Zgjedhjet mbaruan në Itali dhe italianët e thanë fjalën e tyre përmes votës duke votuar më së shumti Melonin që tashmë do të jetë kryeministria e parë grua në historikun e Republikës Italiane! Megjithatë nuk mbarojnë replikat se ajo vjen nga e Djathta Ektreme duke hipotizuar  mundësinë e rikthimit të hijeve të së kaluarës! Kush jeton në Itali, kush njeh literaturën e intelektualëve italianë të pas luftës e ka të qartë se Fashizmi është një model dhe një kapitull i mbyllur nga historia. Qytetarët italianë e konsiderojnë të shenjtë Kushtetutën dhe deri më sot që nga mbarimi i Luftës Dytë Botërore asnjë lidrr nuk ka pasur kurajë të prek ato kapituj që cenojnë në themel formën e shtetit!

Politika e jashtme italiane ndryshon pak ose thuajse fare për faktin se kush qeveris! Italia ka një pozicion historik perëndimor të mbrojtur me shumë mund gjatë Luftës së Ftohtë për të penguar influencën ruse apo modelin komunistë! Vatikani është një garanci e rëndësishme që diktaturat të mos kthehen më e sidomos ato të ashtuquajtura të Majta!

Meloni do të qeveris pa surpriza të mëdha e nuk do të mund të realizojë asgjë që të ketë lidhje me ekstremet, qoftë edhe të Djathtën! Sfidat reale të Melonit do të jenë ministrat që do të emërojë sidomos të Politikës së Jashtme, Ekonomisë dhe po ashtu të Punëve të Brendshme dhe ekuilibrat me Salvinin e Berlusconin! Do të shikojmë një Melon që nuk e kemi parë kurrë më parë pasi ajo të bëj vizitën e saj zyrtare në Bruksel në cilësinë e Kryeministres të betuar. Meloni nuk ka asnjë interes të konsideroj partner liderin e Hungarisë me gjithë respektin për këtë vend! Italia, Franca dhe Gjermania janë tre vendet ideatore të Europës së Bashkuar dhe  Meloni duhet të mendoj për bashkëpunimin me Kancelarin Gjerman dhe me Macron si dhe me kryekomisioneren e BE!

Shqipëria është një vend mik dhe po ashtu shumë e vogël që të perfshihet në dialektikën e të Majtës apo të Djathtës italiane! Shqipëria duhet të vazhdojë dhe të intensifikojë marrëdhëniet me Italinë, pavarësisht nëse qeveris e majta apo e djathta! Në një vend demokratik fjala e fundit i takon sovranit dhe popullit italian përmes votës së lirë e ka dhënë preferencën e tij se kush duhet t'i qeveris në mandatin e sapo nisur!

G.MO/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zen: 28/09/2022 19:13

    Gjera te mira si Musolini. Akoma se ka marr vesh ky qe neo fashizmi po merr pushtetin ne Itali

    Përgjigju
  • moderni: 28/09/2022 17:21

    Meloni ka shprehur tendenca anti-europeiste, qe per ne dmth qe mund te na mbeshtes me pak per t'iu bashkuar BE-se.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Dokumenti/ Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës

Dokumenti/ Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës