Rrëzimi i balonës kineze, SHBA nis të nxjerrë pjesët e saj nga thellësia e oqeanit

Rrëzimi i balonës kineze, SHBA nis të nxjerrë pjesët e saj nga thellësia e oqeanit

Të martën marina amerikanë nisi të nxjerrin nga thellësitë e oqeanit Atlantik, pjesë të balonës spiune kineze. Ata po përdorin dronë të sofistikuar për të zbuluar dhe gjetur mbetjet e saj. Pasi arritën të nxjerrin strukturën rrethuese të balonës që pluskonte në sipërfaqen e oqeanit, marina amerikane po zhvillon kërkime në thellësi për mbledhjen e mbetjeve të balonës gjigante të asgjësuar me një raketë lëshuar nga një avion luftarak të shtunën në brigjet e Karolinës së Jugut, thanë zyrtarët.

Ekipe të marinës amerikane dhe rojës bregdetare po përdorin dronë nënujorë për të gjetur dhe përcaktuar zonën ku janë fundosur mbetjet e balonës. Mbetjet e mbledhura po dërgohen në disa qendra dhe prej aty do të dërgohen në laboratorët e FBI-së në Virxhinia apo qendra të tjera, ku do të analizohen nga ekspertët, thanë zyrtarët në kushte anonimiteti. Shefi i Komandës Veriore të Shteteve të Bashkuara, Gjenerali Glen VanHerck, i cili drejton përpjekjet, dhe disa zyrtarë të administratës së Presidentit Biden do të informojnë ligjvënësit amerikanë të mërkurën dhe të enjten.

Ligjvënësit kanë ngritur një sërë pikëpyetjesh, nëse balona ishte në gjendje të mblidhte të dhëna sekrete dhe t’i transmetonte ato në Kinë gjatë kohës që udhëtoi drejt lindjes nëpër Shtetet e Bashkuara, pasi kaloi kufirin nga Kanadaja në Idaho.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë dhe Pentagonit nuk kanë dhënë detaje mbi aftësitë e balonës.  Zyrtarët amerikanë thanë të martën se ishin shumë të vetëdijshëm për vendet ku kaloi balona, përfshirë bazat e raketave bërthamore dhe isntalime të tjera ushtarake, dhe se kishin masa mbrojtëse kundër mbledhjes së të dhënave sekrete.

Edhe nëse balona ishte në gjendje të transmetonte të dhëna, thanë ata, ajo nuk po merrte ndonjë informacion të ri apo të rëndësishëm. Ata nuk dhanë detaje lidhur me të dhënat e mbledhura mbi aftësitë e balonës për mbledhjen e të dhënave dhe transmetimin e tyre.

Balona, rreth 60 metra e lartë, mbante poshtë saj një paketë të gjatë me sensorë, për të cilën Gjenerali VanHerck tha se ishte sa madhësia një avioni të vogël rajonal. Ekipet amerikane të kundërzbulimit shpresojnë të mësojnë shumë më tepër për sensorët dhe pajisjet e tjera të balonës, ndërsa i gjejnë dhe studiojnë ato./VOA

SI.E./F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë