PS-ja i rrëzoi dekretin, Lleshaj: Meta ka fantazi të tepruar! Presidenca: Policia, jo peng e vettingut selektiv për t'i bërë fushatën partisë

TIRANE-Komisioni i Sigurisë Kombëtare rrëzoi dekretin e Presidentit, që ktheu për rishqyrtim ndryshimet në ligjin për Vetingun në Polici, Gardë e SHÇBA.  Sipas Presidentit Meta shtyrja e afatit të vettingut në polici rrit edhe më shumë kontrollin politik të ministrit të Brendshëm mbi këtë proces, aq më tepër, vijonte kreu i shtetit, që kjo ndodh përpara zgjedhjeve parlamentare. Por, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u shpreh se nuk do të pranojnë arsyet e Presidentit sepse kjo do të thotë të ndërpritet procesi i vettingut.

"Në përgjithësi unë do të thosha që nuk kemi asnjë mundësi për t’i mirëkuptuar arsyet e Presidentit për kthimin e këtij ligji mbrapsht. Në qoftë se ne do ta pranonim kthimin e ligjit mbrapsht, ky do të kishte vetëm një pasojë, do të ndërpriste përfundimisht procesin e Vetingut në PSH, duke i dhënë goditje të madhe gjithë përpjekjes për të kryer një proces verifikimi të integritetit të gjithë sistemit të drejtësisë dhe sistemit të agjencive ligjzbatuese që e mbështesin atë, që është kryesisht PSH".

Duke u ndalur te argumenti i Presidentit që e konsideron zgjatjen pa afat të komisionit të vlerësimit si presion, Lleshaj shprehet se është një instrument presioni pozitiv. "Në qoftë se duam ta konsiderojmë presion, le ta konsiderojmë presion. Është një instrument presioni pozitiv ndaj kujtdo të merr përsipër të shërbejë në strukturat ligjzbatuese. Nëqoftëse do ta konsiderojmë instrument presioni, pra një instrument të dëmshëm ndaj Policisë, atëherë e njëjta logjikë do të vlente edhe për gjyqësorin.

Është për të ardhur keq që Presidenti ka shquar edhe disa nuanca elektorale tek ligji i miratuar. Nuk i kemi vënë një afat pikërisht për të shmangur një nevojë për të ardhur prapë në Kuvend.  Është shqetësuese në fakt se Presidenti shquan nuanca elektorale. Këtu duhet vërtet fantazi e tepruar, e jashtëzakonshme për të parë ndonjë lidhje midis zgjatjes së afatit ose vënies në funksion të procesit të Vetingut në Polici me zgjedhjet elektorale".

Në fund, Lleshaj nuk kursen ironinë. "Është për të ardhur keq gjithashtu që Presidenti në shumë pasazhe të dokumentit që ka sjellë, përdor termin “ngjan me”, “duket se”, “ka mundësi që”. Janë shprehje të një karakteri shumë evaziv, që në gjykimin tim nuk e kanë vendin në një dokument të këtij niveli presidencial. “Ngjan me”... edhe unë mund të ngjaj me dikë tjetër, por nuk jam ai tjetri. Ndërkohë që këtu përdoren si argumente".

Lleshajt i është përgjigjur zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi. "Një kujtesë për z.Lleshaj! Policia e Shtetit nuk mund të mbahet peng i vetting-ut selektiv për t'i bërë fushatën partisë" shkruan ai, teksa i ka rikujtuar atë që ndodhi fushatën e 2017 në Berat, ku Edi Rama u shpreh "Të gjithë punonjësit e policisë në momentin që lënë uniformën pas punës të përkushtohen për të marrë sa më shumë vota për PS-në", që solli më pas reagim të ashpër nga PD-LSI-ja.

Qëllimi i ligjit që miratoi shumica shtyn pa afat veprimtarinë e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit (vettingu) në policinë e shtetit, gardë dhe SHÇBA. Qershori duhej të përmbyllte vettingun për 300 gradat madhore në polici, por COVID-i e bllokoi duke e tejkaluar afatin, shumica miratoi ligjin duke e shyrë pa afat, ndërsa Meta e riktheu, por shumica e rrëzoi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Grup emigrantesh USA: 15/07/2020 02:33

    Z Lleshaj je turpi I shqipetareve se ti merresh Me Politike kjo eshte e rendesishme per ty o I pa afte Shqipërinë e Kane PUSHTUAR HAJDUTERIT DHE TI NUK BEN ASGJE SHQIPERINE E KANE PUSHTUAR KRIMINELET ORDINERE DHE TI DEL NE MEDJA DUKE MASHTRUAR DHE DUKE FOLUR PER GJERA TE PA RENDESISHME SHQIPERINE E KA PUSHTUAR DROGA DHE TRAFIKANTET DHE TI NUMURON SUKSESET DUKE MASHTRUAR DHE KUR KA PROTESTA POLITIKE TI JE GATI TE HELMOSH POPULLIN PER IDEALIN E RAMES Z LLESHAJ LARGOHU NJE ORE E ME PARE SE NUK JE PER KETE PUNE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Çelet në Lushnjë panairi ‘Ditët e Bujqësisë’, pjesëmarrëse 94 kompani nga vendi, rajoni e bota

Çelet në Lushnjë panairi ‘Ditët e Bujqësisë’, pjesëmarrëse 94 kompani nga vendi, rajoni e bota