Një avion ushtarak F-4 i Greqisë është rrëzuar në det mëngjesin e ditës së sotme në jug të Andravidës. Për pasojë është gjetur i vdekur njëri prej pilotëve, 29-vjeçari Marios - Michael Turoutsikas i cili ishte njëkohësisht edhe nënkomandant.
Ndërkohë autoritetet po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit, 31 vjeçar Sminagos Efstathios Tsitlakidis. Mësohet se pilotët po kryenin një fluturim stërvitor me avionin F-4 që u përplas në një zonë detare në jug të aeroportit të Andravidës.

Sipas informacioneve të publikuara nga mediat greke, dy pilotët e Phantom F-4 nuk kanë pasur kohë të largohen nga avioni që u rrëzua në det. Sipas të njëjtit informacion, operatorët F-4 e bënë lundrimin e ulët një term që do të thotë fluturim i ulët me një minimum prej 300 këmbësh lartësi mbi det. Nga ana tjetër, thellësia në pikën e rënies së F-4 është 1000 metra.
Pas ngjarjes së rëndë, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Nikos Panagiotopoulos ka shpallur tre ditë zie kombëtare për Forcat e Armatosura.

