Vetëm 51 ditë kryeministër, rrëzohet Albin Kurti!/ Vjosa Osmani votoi kundër: S’e tradhtova LDK-në! Mustafa: Nuk përjashtojmë asnjë nga partia (VIDEO)

Vetëm 51 ditë kryeministër! Kuvendi i Kosovës ka rrëzuar qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti pas mocionit të mosbesimit të iniciuar nga LDK-ja. Me 82 vota pro, 32 kundër dhe 1 abstenim Kuvendi i Kosovës rrëzoi kreun e Vetëvendosjes, që drejtoi ekzekutivin për vetëm 51 ditë, duke qenë kjo qeveria më jetëshkurtër ndonjëherë në Kosovë.

Kryetarja e Kuvendit nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani deklaroi se do të votonte kundër mocionit të nisur nga partia e saj. Mocionin për rrëzimin e Kurtit e inicioi Lidhja Demokratike e Kosovës me argumentin se Albin Kurti shkarkoi pa paralajmërim ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu, pas deklaratave të këtij të fundit në lidhje me situatën për koronavirusin.

Por pavarësisht deklaratave, prapaskena kryesore e përplasjes mes palëve duket se ishte tarifa për Serbinë. Rrezikimi i raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që sipas LDK-së, i shkaktoi Kurti, ishte një nga arsyet për mocionin dhe rrëzimin e qeverisë. 

Lëvizja Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet e 6 tetorit 2019, por për qeverinë i duhej koalicion. Pas 4 muajsh negociatat u arrit marrëveshja me LDK-në dhe në 3 shkurt u formua qeveria re, por që rezultoi më jetëshkurtra.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 01:18
'As i kënaqur, as i zhgënjyer për mocionin ndaj Kurtit', Mustafa: Nuk e përjashtojmë askënd nga partia, as Vjosa Osmanin

1585181986_IsaMustafaTrimi.png

“Nuk mund të them se jemi të kënaqur por as që jemi të zhgënjyer”, kështu është shprehur kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pas rezultatit të mocionit të vetëbesimit për Albin Kurtin.

 ‘’Nuk mund të them se jemi të kënaqur por as që jemi të zhgënjyer. Nuk  mund të themi se nuk është pritur pasi e kemi themeluar këtë qeveri për të punuar dhe forcuar shtetin. Mund të them se gjatë rrugës ka pasur probleme të bashkëpunimit”, ka thënë Mustafa.

Në një intervistë për emisionin Pressing në T7 se Mustafa theksoi se VV ende e ka mandatin të cilit duhet të ia mundësojë presidenti për formimin e qeverisë së re, por nëse ata dështojnë, LDK do të bashkëpunojë me AAK’në, Nismën dhe minoritetet.

’Kam pasur vërejtje dhe i kam ende. Por duhet të jemi të kujdesshëm nëse arrijmë marrëveshje me AAK’në, Nismën dhe minoritet do insistojmë që asnjë prej protagonistëve të mos ketë rol të njëjtë. VV do të marrë mandatin pasi ajo është e kryer me Kushtetutë dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nëqoftëse VV nuk e bën atëherë presidenti përdor diskrecionin e tij dhe zgjedhë dikë tjetër’’, shton Mustafa.

Kreu i LDK-së është shprehur se ishte e nevojshme votimi i mocionit të vetëbesimit për Kurtin, pasi ndasitë ishin të thella brenda koalicionit.

“Ka pasur kërkesa nga BE për heqjen e tarifës dhe vazhdimin e dialogut dhe masat e SHBA’së që për herë të parë janë marrë ndaj Kosovës dhe për herë të parë jemi ne viktima të sanksioneve dhe jo serbia që i ka bërë gjithë të këqijat ndaj Kosovës. Si dhe shkarkimi i Minsitrit të punëve të brendshme dhe adminsitratës publike Agim Veliu. Nëse i keni parë sot debatet shihej se vlohej dicka nga brenda dhe nuk ishte dicka që shkonte krejtësisht në rregull. Mospajtimet ishin të thella mirë që u votua mocioni’’, ka thënë ai.

Mustafa është shprehur se organet e brendshme të LDK-së kanë marrë vendim që të mos bashkëpunojnë me PDK-në. Ai ka shtuar se nuk janë në dijeni të ndonjë marrëveshje e fshehtë mes Serbisë dhe Kosovës. Ai për këtë thotë se ka folur me të dërguarin Special të SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Në këtë bisedë Mustafa thotë se Grenell ka premtuar që SHBA’ja nuk do të imponohej. Po ashtu, Mustafa theksoi se LDK nuk do të përkrahë marrëveshje për shkëmbim territoresh.

Me mocionin e iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe mbështetjen e partive opozitare sonte është rrëzuar Qeveria Kurti, mirëpo jo të gjithë deputetët e saj e mbështetën LDK. Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli dhe Ardian Shala nga LDK kanë votuar kundër mocionit.

“Nuk është e natyrshme që njerëzit brenda LDK’së të jenë për LDK’në dhe të votojnë në kundërshtim me vendimet e LDK’së. Natyrisht që ne flasim për vendime demokratike brenda LDK’së, por kjo tejkalon këto. Kur merret vendimi sidomos ata që mbajnë pozita të larta brenda LDK’së duhet që të i përmbahen. Nuk po themi se do të marrim masa ndaj deputetëve por do të bisedojmë që të ndalen këto praktika”, ka vijuar më tej Mustafa, ndërsa thekson se në asnjë rast nuk përjashtohet Vjosa Osmani dhe se palët do të ulen të bisedojnë se cilat ishin arsyet që e çuan atë të merrte vendimin kundër.

“Ajo ka dhënë premtime normalisht edhe ne e mbështesim sepse ajo nuk jep premtime në vete pa partinë. Nuk e përjashtojmë askënd, nuk e përjashtojmë as Vjosën’’, ka përfunduar kreu i LDK-së, Isa Mustafa.

Ora 23:53
Votoi kundër mocionit për Kurtin, Vjosa Osmani: S’e tradhtova LDK-në, nuk e votoj asnjë mocion që e kthen PAN-in në qeveri

1585176921_autovjosa1584814892600x360.jpg

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe njëkohësisht nënkryetarja e LDK, Vjosa Osmani në fjalimin e saj rreth mocionit të Albin Kurtit është shprehur e bindur se nuk voton asnjë mocion vetëbesimi që e kthen PAN’in në qeveri.

“Ky është një fjalim që asnjëherë nuk do të doja ta mbaja sepse në qasëtin që unë po flas, Kosova po përballet me një sfidë të madhe, virusin Covid-19. Unë nuk e votoj asnjë mocion që e kthen PAN’in në qeveri”, është shprehur Osmani.

Kryeparlamentarja tha se me votimin e këtij mocioni rrezikohet të përhapet edhe një pandemi tjetër veç asaj të koronavirusit. Ndërsa, shtoi më tej se kishte respektuar çdo parim të LDK’së dhe kryetarin e saj, Isa Mustafën, për të cilin citon edhe disa fjalë.

Sot në Kosovë rrezikohet të përhapet edhe një pandemi tjetër, ajo e dehumanizimit dhe përçarjes. Kjo që po ndodh sot do të mbahet mend, sikur koronavirusi.

Unë e kam respektuar çdo pikë që ka vendosur Mustafa. Po e citoj kreytarin Mustafën: Ata e kanë kultivuar korrupsionin dhe nepotizmin dhe nuk mund ta luftojnë asnjërën e tjetrën. Ata të vjedhjes së dhomës së dëshmive, ata që nënshkruan vërtetime të rrejshme për veteranët e luftës. Ata duhet të shkojnë të pastrohen në lavazh e jo të qeverisin. E kishte fjalën për partitë e PAN’it”, ka cituar Osmani.

Duke folur për qëndrimet e veta, në emër edhe të elektoratit të LDK-së, Osmani ritheksoi se është kundër çdo marrëveshje që me partitë e PAN-it. Osmani theksoi se votoi kundër mocionit me bindje të plotë se voton për të ardhmen e atdheut të saj.

E kam të drejtën e plotë morale të flas në emër të elektoratit të LDK’së. Unë e di cila është kontrata që lidhëm me qytetarët. Ajo ka qenë jo koalicion me partitë e PAN’it. Dhe po luftimin e korrupsionit. Për këtë i kam qytetarët dëshmitarë. Unë jam kundër çdo marrëveshje me partitë e PAN’it”, ka thënë Osmani.

Në fund, ajo tha se për vota kundër këtij mocioni është votë pro të ardhmes së vendit të saj.

"Asnjë qëndrim nuk e kam ndryshuar. Para 6 tetorit, pas 6 tetorit dhe sot. Unë kam qëndruar fuqishëm në parimet që kam shpalosur para qytetarëve.

Unë i bashkohem zërit të çunit vullnetmirë. Unë do të votoj kundër mocionit. Sepse jam e bindur që do të votoj për të ardhmen e vendit tim. Do të votoj kundër çdo mocioni që Kosovën e len pa ministra si Vitia e Abdixhiku. Do të votoj kundër këtij mocioni që mund ta kthejë PAN’in në qeveri”, shtoi Osmani.

 

Ora 23:37
Votimi për rrëzimin e Kurtit nga pushteti, Haradinaj: Tregues se Kushtetuta dhe Kuvendi i Kosovës funksionojnë

1585176039_5e43e2bada591ramushharadinaj563x360.jpg

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar pas mocionit të mosbesimit i cili rrëzoi me 82 vota pro dhe 32 kundër, Albin Kurtin nga posti i tij kryeministror.

Haradinaj thekson se votimi i mocionit e rreshton Kosovën krahas vlerave të demokracisë dhe është një tregues se Kushtetuta dhe Kuvendi i këtij vendi janë funksional.

“Sot, deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, me 82 vota përkrahën mocionin e votëbesimit. Ky është një vërtetim se Kushtetuta dhe Kuvendi në Kosovë funksionojnë, dhe se shteti i Kosovës rreshtohet me vlerat më sublime të demokracisë. Kam besim të plotë që institucionet e Republikës do të konstituohen shpejtë dhe se nuk do të ketë boshllëk qeverisës”, shkruan Haradinaj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Proka: 26/03/2020 23:21

    Isa Mustafa,Agim Veliu,Lutfi Haziri nga LDK jane me te korruptuarit pastaj ish Komandantat Thaci,Veseli, nga PDK ,Fatmir Limaj Nisma,Daut Haradinaj AAK, te gjithe keta jane kriminela dhe tradhtare te Kombit. Gezimi i tyre do te jete i shkurter, tani Albin Kurti doli me i forte, do ta kete perkrahjen e votuesve. Ai qe mundohet ti beje varrin tjetrit bie vete ne te.

    Përgjigju
  • Syla: 26/03/2020 16:29

    Un smund te kuptoj a e din keta persona ose keta njerz shumica e tyre pas lufte u ban te pasur Gjenerala kryen Univerzitete dhe muren Diploma me pagesa me dhun krejt fallse sot jan aber deputet dhe me vota te vjedhura rrezojn Qeverin qe populli ka Votuar ma mir ësht te behen zgjedhjet e reja do te fitoj VetVendosja 90% e jo tani te mbes populli ne duar te Isa Putinit dhe te Hajnave dhe te Korruptuarve as ne Afghanistan nuk ndodh si ne Kosov pin Cigare ne Kuvend ma mir esht edhe ta beni Wc ta shofin krejt bota qfar bisha jemi ne vetem friga na ul es per moral ja marrim Gruan njeriut ne Krevat

    Përgjigju
  • Ardi: 26/03/2020 15:58

    Pershendetje te gjitheve. Sigurisht qe ajo qe po ndodh ne Kosove nuk eshte normale ne nje kohe kur mbare bota po perballet me Koronavirusin. Por nga ana tjeter e tille eshte demokracia dhe parlamentarizmi funksional. Nuk duhet te harrojme qe Kosova eshte shtet funksional fale ndihmes dhe vullnetit te SHBA-se dhe duhet ruajtur dhe konsoliduar miqesia me Ameriken.

    Përgjigju
  • Kafsha: 26/03/2020 09:17

    Domosdo, kush nuk bën punën e padronëve të tij e përmbysin! Kosovën e duan han me dhjetë porta! Albini nuk u bë pjesë e lojës siç eshte Rama.

    Përgjigju
    • Arbëri: 26/03/2020 17:37

      Bravo...!!!

  • Alban Borshi: 26/03/2020 09:04

    Kushtetute shume e dobet, shtet mizerabel. jo test cilesor ne Parlament-Kuvend, jo 3/5 dhe jo 3/4 e numrit te deputeteve, por me 50%+1 te te pranishmeve ne sallen e seances.

    Përgjigju
  • Gjakovari: 26/03/2020 08:43

    Te vij Berisha Kryeminister

    Përgjigju
  • Konjak: 26/03/2020 08:04

    Thon se , kuvendi funksionoi ,demokracia funksionoi, saktesisht ne Kosove .Po!funksionim me te qart nuk ka .Mirpo ,c'eshtia eshte se per c'kahe funksionoi ,pozitivisht apo negativisht .Te prishesh dasmen per nje qepe ,eshte marrezi ,apo dicka me teper ,poshtersi pa kufi .Thonese ,duket dielli qe kur del ,po tamam ,dukeshin qartazi marifetet e Mustafit e mustaferve ,qysh ne negociata .Ceshtia eshte tek zoteri Kurti ;si mundet te besoje nje njeri ,qe kur flet ,nuk te shikon drejt ,por si konet kur te afrohen qet ,dhe fshehur ,per te te kafshuar .Te shkaterrosh institucionet ne kohe lufte (koronovirusit ),as me shume e as me pak ,por je armik i betuar i popullit tend . Populli duhet te shikoje mir se ke voton ,ne te kundert bshesh armik i vetvetes .Zoterinj Kosovare ,punoni per vete ,jo per tu siguruar karriken politikaneve .Zoti ju ndihmofte . Faleminderit .

    Përgjigju
  • Mustafa: 26/03/2020 07:24

    Çfare surrati, agjent i UDB-së.

    Përgjigju
  • rezi: 26/03/2020 06:42

    Ky është rezultati kur nuk votohesh nga ata që jetojnë në kosovë, por nga të tjerë që jetojnë jashtë. Sado të dinë mbi demokracinë, nuk mund të kenë njohurinë e popullit që përditë ka mbi shpatulla qeverisjen e zgjedhur me votë. Udhëtuan nga jashtë për të votuar Albinin e mgjt VV fitoi me një votë më shumë se LDK, që do të thotë se nuk kishte mbështetje në vënd, sidomos pas atyre veprimeve jo të drejta brënda dhe jashtë parlamentit nga VV. Dhe nuk mjaftoi kjo, por Kurtit filloi të ushqehet me idenë se ai është kryeministër i të gjithë shqiptarëve, filloi t'i pëlqejë vetja. Në shoqërinë kapitaliste nuk është nacionalizmi që fiton, por diplomacia, ndonëse nacionalizmi është pjellë e sistemit kapitalist. Prandaj le të vendosin njerëzit që i bëjnë nder vëndit ku jetojnë dhe nuk bëjnë politikë me FB. Dalshim mirë njëherë nga covid-19, pastaj shohim e bëjmë.

    Përgjigju
    • jetoj ne kosove: 26/03/2020 15:56

      nji korrigjim; jo ne qeverine e kosoves jane mbi 60%...por ne kuvend

    • jetoj ne kosove: 26/03/2020 15:24

      o rezi, une (ne dallim prej teje) jetoj ne kosove edhe po ta them nji gje sa i perket demokracise kosovare; ne qeverine e kosoves jane mbii 60% te deputeteve qe jane te lidhur ne nji menyre a ne tjeter me mafian 'pronto' dhe jane me duar te perlyera e jane hisedar ne kete shtet te kapur (sa per sqarim; shteti i kosoves nuk eshte i kapur vetem nga pdk-ja por edhe nji pjese e konsiderueshme e ldk-se ose ma sakte nga ujqit e vjeter te ldk-se si isa mustafa e agim veliu) e tash normal kur albini done t'a pastroj shtetin nga keta mafioze atehere hyn ne loje kjo 'demokraci' ku me shumicen e votave te hajnave njerezit e ndershem humbasin.

  • Art: 26/03/2020 05:27

    Oh emjerra kosov ne duarrt e hajnave ke mbet. Derri tash kam votuar ldk po kurr kurr mo as une e as kush nuk evotojm me vjen turpp sot mu per ldk. Kjo qka ka ndoll esht turpp per ne.

    Përgjigju
  • Ben: 26/03/2020 01:23

    Kosova shkoi per lesh.Ja futen Hashimi,Mustafa e Rramushi nga ana tjeter.Sigurisht qe kete e realizun me ndihme te Amerikes.Tani,per pak,do shihni marreveshje me Serbine,dreqin e shenjtanin,por per popullin e Kosoven jo.

    Përgjigju
    • Kafsha: 26/03/2020 15:54

      Fiks njashtu!

  • Iris: 26/03/2020 00:01

    Keshtu ndodh kur ben pakt me Djallin.Viktime e interesave te ngushta e meskine.

    Përgjigju
  • Emigranti :: 25/03/2020 23:59

    Dua tu them te gjithe shqiptarvet kudo si Jane se nuk kan vdekur tradhtaret e kosoves, ata jane me sherbim te Serbis, Keta burra si Thaçi , Mustafa, Veseli e do te tjer Jan gati me shit kosoven si e shiten te parët e tyre ne vitin 1912 , keta burra te ken turp,gjithçka mund te jene, Por gjak shqiptarit nuk kane: Historia do tu tregoj vendin , por Faqen e zezë nuk mund tja heqin djalit, do ti thon he biri I tradhtarit .duhet dhe një Avni Rrustem more njerz....!

    Përgjigju
    • raif hajra: 26/03/2020 01:30

      populli do denoj per tradhti keni durim

  • Labi: 25/03/2020 23:17

    Mos u merzit albin sbehet as kosov as shqiperi jemi kafsh te uroj gjith te mirat

    Përgjigju
  • miri: 25/03/2020 23:15

    MALOKET jane derra ,,,,koken hengshin...

    Përgjigju
    • Malesia e Vlores: 26/03/2020 15:56

      Malesia e Vlores eshte nga malesite me të thella me njerezit me të trashe në republike. Maloket vlonjate janë robete me të leshte në vend

    • Malok: 26/03/2020 09:55

      O i biri grekut,po nga na doli ti kaq i zgjute?

  • Bobi: 25/03/2020 23:13

    O mustaf, te morte korova u ne b....

    Përgjigju
  • Arbëri: 25/03/2020 23:08

    Ne shqiptarët që një nr i konsiderueshën janë shqipfolës, por jo edhe shqiptarë do ta kem vështirë të ta asgjësojm tradhëtin dhe tradhëtarët e kombit ton!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

 Francë/2 vajza goditen me thikë para shkollës, arrestohet autori

 Francë/2 vajza goditen me thikë para shkollës, arrestohet autori