Ilaçe pa kupon dhe rritën çmimet e ushqimeve, 3 administratorë në hetim, 9 të tjerë gjobiten

TIRANE-Gjatë 24 orëve të fundit janë proceduar penalisht 3 administratorë subjektesh dhe janë ndëshkuar me  gjobë 9 të tjerë, pasi abuzuan me çmimet e medikamenteve, produkteve ushqimore dhe fruta-perimeve, për fshehje të ardhurave dhe punësim të paligjshëm. Shkelësit janë kapur pas denoncimeve nga qytetarët, se subjekte të caktuara abuzojnë me çmimet e produkteve që tregtojnë në pikat e shumicës dhe të pakicës të tregut të fruta-perimeve, ushqimeve dhe produkteve farmaceutike apo që nuk u lëshojnë kuponin tatimor.

Në Tiranë strukturat e Hetimit Tatimor dhe AKU-së, ndëshkuan 7 administratorë subjektesh. Konkretisht janë ndëshkuar me gjobë 50.000 lekë; J. P., K. B., M. Xh., K. S., P. C., M. A. dhe G. P., pasi në tregun agroushqimor, në minimarketet dhe marketet në pronësi të tyre u konstatuan raste të abuzimit me listën e çmimeve, si dhe moslëshim i kuptonit tatimor. Gjithashtu, po në Tiranë u procedua penalisht P. Ç., për mospagim takash dhe tatimesh, si dhe fshehje të ardhurash, pasi në farmacinë e tij tregtonte medikamente pa kupon tatimor.

Në Vlorë u ndëshkuan me masë administrative gjobë 50.000 lekë secili; M. I. dhe A. A., pasi gjatë kontrolleve u konstatua se nuk lëshonin kupon tatimor. Gjithashtu, po në Vlorë u proceduan penalisht M. Xh., pasi  është konstatuar duke ushtruar aktivitet tregtar të padeklaruar në institucionet përkatëse dhe E. Gj., pasi u konstatua se ushtronte aktivitetin tregtar në mënyrë të parregullt. Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë në 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo rast të abuzimit me çmimet dhe moslëshimin e kuptonit tatimor, duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ligji!: 27/03/2020 07:16

    Kjo policia tatimore,finicjare bashkjake e kuta di une,pasi kashumepolicira dhe eshte veshtire mu gjet emerin dhe jo te kontrollosh objektin e punes tyre.Mua me cudit fakti keto jane polici koti qe kane fale jasht loje? Apo vendi i tyre eshte zevrndesuar me policine e rendit ecila po meret megjicka ne ket vend te tipit rrumpallhone.Tepakten taksat tona ti mari policia e rendit qe ben punen,ndersa policit e tjera te rijne e ti beje fresk Kruetarit Bashkive dhe titullareve te instutucjonit.Policia finacjare dhe ajo bashkjake pershenbull ne Itali te merr shpirtin ne rase nuk zhaton ligjin,ndersa ne gendin tone jane bere ortak me shkelesit e ligjit dhe abuzimit me cimimet mallrat etj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete