Rriten me 12.6% shpenzimet, arrijnë në 2,1 mld euro! Në 6 muaj u shpenzuan 10 mld lekë për rindërtimin

Rritja e pagave për mësuesit e arsimtarët, indeksimi i pensioneve në muajin prill si dhe financimi i borxheve të marra kanë rritur në rekord shpenzimet e përgjithshme publike. Edhe pse pandemia rriti shpenzimet për shkak të paketave sociale dhe ekonomike të miratuara, shpenzimet në gjashtëmujorin e parë të vitit sipas Ministrisë së Financave janë rritur me 12.6% ose rreth 29.9 miliardë lekë.

Për periudhën janar-qershor janë shpenzuar 263.1 miliard lekë nga 233.3 miliardë lekë që u shpenzuan në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ku ishte edhe kulmi i pandemisë dhe vendi hyri në karantinë.

Prej të cilave 216,3 miliardë lekë ishin shpenzime korrente nga 193,7 miliardë lekë që ishte totali në vitin e kaluar, dhe këtu ndikim më të madh sipas të dhënave të Ministrisë së Financave ka rritja e investimeve ku më shumë se 10.8 miliardë lekë janë përdorur për procesin e rindërtimit.

Më pas janë rritur edhe shpenzimet për personelin ku përfshihen pagat me më shumë se 3 miliardë lekë krahasuar me 2020, për shkak se këtë vit hynë në fuqi pagat e rritura me 15% për arsimtarët dhe 40% pagat e mjekëve.

Ndërkohë si pasojë e rritjes së borxhit publik në vitet e kaluara për shkak se u mor eurobondi 650 milionë euro dhe një sërë kredish për arsye të ndryshme si për pandeminë ashtu edhe për nevoja të tyre, janë rritur edhe fondet që kanë shkuar për interesat e borxhit me 3.2 miliardë lekë.

Ndërsa totali i shpenzimeve kapitale ishte 35,7 miliardë lekë nga 28 miliardë lekë që u shpenzuan në vitin e kaluar. Por pavarësisht se është regjistruar rritje e shpenzimeve, deficiti buxhetor ka rënë nga mbi 38 miliardë që ishte në gjashtëmujorin e parë të 2020 në rreth 29 miliardë lekë këtë vit. Kjo për shkak se këtë vit ka pasur rritje të ndjeshme të të ardhurave.

TOTALI I SHPENZIMEVE

Janar-Qershor 2020            233,389 mld lekë

Janar-Qershor 2021            263,380 mld lekë     

Diferenca                            +29,991 mld lekë

SHPENZIMET PËR RINDËRTIMIN

Janar-Qershor 2020                0 mld lekë

Janar-Qershor 2021            10,851 mld lekë

Diferenca                          + 10,851mld lekë

INTERESAT E BORXHIT

Janar-Qershor 2020         15,102 mld lekë

Janar-Qershor 2021         18,325 mld lekë

Diferenca                        + 3,223 mld lekë

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit