Autoritetet bullgare kanë rivendosur disa masa kufizuese në vend për të luftuar pandeminë Covid, për shkak të rritjes së konsiderueshme të infeksioneve ditët e fundit.
Një urdhër nga Ministria e Shëndetësisë që ka hyrë në fuqi sot, parashikon zhvillimin pa publik të të gjitha ngjarjeve sportive, në terrene të hapur dhe të mbyllur. Ndalohen festat dhe ceremonitë me mbi 30 persona. Mbyllen klubet e natës dhe diskotekat.
Në Bullgari në 24 orët e fundit janë regjistruar 330 raste të reja të koronavirusit (nga të cilat 140 në kryeqytetin Sofje). Ky është një rekord absolut që nga fillimi i epidemisë në vendin e Ballkanit. Sipas raportimeve, numri i numri i përgjithshëm i viktimave është rritur në 262 dhe 23.374 persona janë në karantinë.
Pas një faze fillestare të kontrollit relativ të situatës pandemike, Rumania është gjithashtu e shqetësuar nga rritja e rasteve të reja Covid
Vendi ka regjistruar numrin më të madh të infeksioneve të përditshme deri më tani, në disa qytete, përfshirë kryeqytetin, Bukureshtin, në qendër të shpërthimeve të infeksionit.
Autoritetet në vend i kanë kërkuar popullatës që të respektojë në mënyrë skrupuloze rregullat themelore të higjienës dhe distancës sociale, megjithatë në horizont nuk duken plane për të rikthyer kufizimet.
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19%
-
Jo
72.5%
-
Nuk e di
8.5%
Vota total: 2157
Lajme të tjera
-
Rumania dhe Bullgaria sot në Schengen, por me kufizime
31 Mars, 11:18
-
Vinte nga Ekuadori, Bullgaria gjen 170 kilogramë kokainë të fshehur në kontejnerë me banane
26 Mars, 17:26
-
Andrew Tate dhe i vëllai mund të ekstradohen në Britani pas akuzave për përdhunim dhe trafik njerëzor
13 Mars, 11:17
-
Zelimkhan Abakarov i pafat në finale, mundësi kuqezi nënkampion Europe! Shqipëria medalje argjendi
18 Shkurt, 17:45
-
Islam Dudaev Kampion Europe, Shqipëria medalje ari në mundje
17 Shkurt, 18:22
-
Mundësi Dudaev në finalen e Europianit, siguron medalje për Shqipërinë
16 Shkurt, 17:44
-
Ministri rumun i Mbrojtjes kundër rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak
6 Shkurt, 15:00
-
Shefi i ushtrisë paralajmëron: Rumania duhet të përgatitet për Putinin
2 Shkurt, 14:23
-
Udhëheqësi separatist moldav bën thirrje për gatishmëri ushtarake
23 Janar, 11:30
-
Skandal bastesh në futbollin rumun, fillojnë hetimet! Pjesë e kampionatit edhe katër shqiptarë
17 Janar, 17:25
-
Rritja e rasteve me COVID-19 rikthen mbajtjen e maskave në disa spitale në SHBA
4 Janar, 22:59
-
Rumania dhe Bullgaria do t’i bashkohen zonës Shengen në mars 2024
28 Dhjetor 2023, 12:07