Rriten rastet ditore për 24 orët e fundit në vend/ 12 viktima nga COVID dhe 832 të prekur! 506 pacientë të shtruar në spitale, 11 të intubuar

Ambulanca te Infektivi

Rriten sërish rastet ditore të infektimeve me COVID dhe shtrimet në spitale në 24 orët e fundit në vendin tonë. 

Në total janë kryer 2176 testime, dhe nga këto kanë rezultuar pozitive 832 raste në të gjithë vendin. Ministria e Shëndetësisë raporton se 12 qytetarë të infektuar me COVID, e kanë humbur betejën në 24 orët e fundit.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur jetën 12 qytetarë në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 nga Berati, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Peqini.

Janë kryer 2.176 testime në 24 orët e fundit, prej të cilave 474 testime janë kryer për arsye depistimi. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 430 raste në Tiranë, 100 raste në Fier, 33 raste në Durrës, 32 raste në Elbasan, 27 raste në Korçë dhe Berat, 21 raste në Kuçovë, 20 raste në Shkodër, 19 raste në Lushnje, 17 raste në Kurbin, 16 raste në Vlorë, 15 raste në Mallakastër, 14 raste në Tropojë, 11 raste në Sarandë, 9 raste në Pogradec, 8 raste në Mat, 6 raste në Kavajë dhe Gramsh, 3 raste në Kukës, Tepelenë, Skrapar, 2 raste në Krujë, Lezhë, Gjirokastër, Përmet, 1 rast në Has, Delvinë, Dibër, Bulqizë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 506 pacientë, 39 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar. Rritja e numrit të qytetarëve të infektuar me virus solli edhe hapjen e COVID 4 mbrëmjen e djeshme për shkak të ezaurimi të kapaciteteve në spitalet e tjera. Ndërkaq në 24 orët e fundit janë shëruar 535 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 19.384 që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (01 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore                         832

Të shëruar ne 24 orë                      535

Të shtruar në spitale                       506

Humbje jete në 24 orë                  12

Testime ditore                                  2.176

Testime totale                 192.620

Raste pozitive                         39.014

Raste të shëruara                 19.384

Raste Aktive                            18.808

Humbje jete                              822

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 Tiranë 9827

Durrës 1360

Elbasan 831

Fier  1455

Korçë 999

Vlorë 959

Shkodër 892

Lezhë 725

Berat 606

Kukës 409

Dibër 211

Gjirokastër 534

Ministria u bën apel qytetarëve që të respektojnë rregullat në mënyrë që të frenojnë përhapjen e COVID.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të shmangin çdo lloj grumbullimi, të kufizojnë kontaktet dhe lëvizjet e panevojshme, për të frenuar përhapjen e COVID19. Ju rikujtojmë domosdoshmërinë për të respektuar rregullat e distancimit fizik, vendosjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesin për higjienën. MShMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19. Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore", thuhet në apelin e ministrisë.

Tabela e perditesimit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:34
16 raste me COVID në Vlorë/ Të infektuar nxënës, mësues... e në fasoneri

1606851445_15875981791586284360Koronavirusssss.png

Sot ministria e Shëndetësisë ka raportuar 16 raste me COVID në Vlorë.

Të prekurit janë mësues në Babicë dhe disa nxënës në disa shkolla në Vlorë.

Report tv mëson se disa nga rastet e tjera janë pranë ujesjëllësit, një fasoneri, në pashaliman dhe një rast pranë IEPV në Vlorë.

Kurse raste e tjera janë raste kontakti.

Ora 17:20
Shkelën rregullat anti-COVID, 'kyçen' 2 fasoneri në Përmet! Mbyllen pjesërisht edhe zyrat e Sigurimeve Shoqërore Gjirokastër

1606839714_FasonistteBashkuare1585833190287.jpg

Dy fasoneri në qytetin e Përmetit janë mbyllur për shkak të mungesës së protokollit anti-COVID. ISHSH Gjirokastër ka marrë këtë veprim flagrant pasi inspektoi ambientet e këtyre dy fasonerive ku ra në sy mosdistancimi i punonjësve nga njëri-tjetri si dhe faktorë të tjerë në kuadrin e mospërmbushjes së kritereve të përcaktuara.

Mbyllje të pjesshme është bërë edhe në zyrën e Sigurimeve Shoqërore Gjirokastër, zonat e Mbrojtura Malore si dhe zyra të administratës në Universitetin e Gjirokastrës. Mbyllja e pjesshme do të zgjasë 10 ditë deri sa të shërohen rastet e prekura me COVID.

Be.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    LSI prezanton programin elektoral të njëjtë me atë të vitit 2009 kur erdhi në pushtet. Ju krijon besim realizimi i tij?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Përmbytje në Bulqizë, nën ujë rruga që lidh qytetin e ri me të vjetrin