Aksidentet vaskulare cerebrale apo ishemitë sic quhen në gjuhën popullore, janë të rrezikshme dhe mbajnë shkallën e parë të invaliditetit apo shkallën e dytë të vdekshmërisë në botë dhe në Shqipëri.
Mjekja neurologe, Entela Basha tha për Report Tv se për këtë vit janë shtruar 1200 raste me ishemi në QSUT. Ajo cka vihet re është se me këtë sëmundje diagnostikimet nisin që prej moshës 30 vjec.
“Raste në vit vetëm në spitalin tonë po ta marrë me shifra, në vitin 2017 ka pasur 900 shtrime, në vitin 2018 ka pasur 1050 shtrime dhe gjatë këtij viti në 2019 deri në fund të tetorit janë regjistruar 1200 shtrime në vit. Përsa i përket grupmoshave ajo që është vënë re vitet e fundit është zgjerimi i fashës së grupmoshave që prek të sëmurët nga mosha 30-90 vjec apo dhe më tepër”-u shpreh neurologia.
Cilësia e jetës, abuzimet me alkoolin dhe duhanin, jeta sedentare janë disa nga arsyet që cojnë në shfaqjen e sëmundjeve si hipertensioni arterial, diabeti, crregullimet e kalkulimit të gjakut, që janë faktor risku për të shkaktuar ishemi. Karakteristikë e kësaj sëmundje është se ndodh në mënyrë të menjëhershme.
“Shenjat klinike kryesore janë humbja e vetëdijes, probleme të shikimit, rëndimi i një dore dhe një këmbe të njërës anë, vështirësia në të folur dhe një sërë simptomatikash të tjera që bashkëshoqërojnë këtë sëmundje”-tha Entela Basha. Një nga efektet e përdorimit të drograve të forta si kokaina dhe heroina janë dhe ishemitë, ku nuk kanë munguar raste kur të rinj të moshës 22 vjec prej abuzimeve me drograt kanë pësuar infarkte të trurit.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?
-
Shumë
85%
-
Pak
9.3%
-
Nuk e di
5.7%
Vota total: 1108
Lajme të tjera
-
QSUT 4 muaj pa shintigrafi, mungon sërish jodi për funksionimin! Një muaj pas denoncimit të Report Tv MSH s’e siguron! Dhjetëra pacientë te privati
22 Prill, 13:32
-
Zjarri në Urgjencën e QSUT-së, Prokuroria e Tiranës urdhëron riekspertim të shkaqeve, merren në pyetje dhe teknikët
16 Prill, 09:36
-
Zjarri në urgjencën e QSUT, 30 milionë lekë rehabilitimi! Ministrja Koçiu në Komisionin e Shëndetësisë: Brenda majit kthehet funksioni
15 Prill, 11:24
-
‘Ikën dritat 2 orë e vdiqën 4 të intubuar' QSUT i përgjigjet Vokshit: E pavërtetë! Pati luhatje energjie, por jeta e pacientëve s’është cënuar
8 Prill, 13:44
-
'Shëndetësia'/ Opozita kërkon dëgjesë me ministren për zjarrin në QSUT: Ende s’dimë shkakun! PS: Koçiu do flasë të enjten në Kuvend
8 Prill, 11:13
-
Miliona euro dëme, endoskopia e pacertifikuar, pediatria në rrezik shembjeje… Shkeljet që gjeti raporti i KLSH në QSUT në Tiranë
27 Mars, 17:32
-
PROFIL/ Kush është Alma Cani, drejtoresha e re e QSUT
25 Mars, 19:47
-
Urgjenca e re në ‘QSUT’ 44 ditë pa shërbim për shkak të zjarrit, Albana Fico largohet nga drejtimi! Alma Cani emërohet drejtoresha e re
25 Mars, 10:15
-
U investuan 17 mln euro, Urgjenca e QSUT-së 41 ditë pa shërbim! Mjeku: Trauma e Sanatoriumi s'i përballon, qytetarët tek privati! Hije dyshimi, s'ka transparencë
22 Mars, 14:43
-
I frymëzuar nga dëshmitë e njerëzve që prekën vdekjen, inaugurohet vepra e artit në hyrje të QSUT! Artistja dhe vizitorët e parë rrëfejnë ‘Terminalin për Tiranën’
19 Mars, 16:20
-
Ekskluzive/ Shintigrafia 3 muaj jashtë funksioni në QSUT, Ministria s'blen jodin radioaktiv! Të sëmurët në pritje ose detyrohen të shkojnë në privat
19 Mars, 13:27
-
VIDEO/ Spitali Universitar i Traumës me aparaturat më të fundit, Rama: Trajton në kohë rekord politraumat
15 Mars, 15:43