Rriten rastet me ishemi në 2019/ Mjekja për Report Tv: Po prek edhe moshat e reja (Shkaqet)

Aksidentet vaskulare cerebrale apo ishemitë sic quhen në gjuhën popullore, janë të rrezikshme dhe mbajnë shkallën e parë të invaliditetit apo shkallën e dytë të vdekshmërisë në botë dhe në Shqipëri.

Mjekja neurologe, Entela Basha  tha për Report Tv se për këtë vit janë shtruar 1200 raste me ishemi në QSUT. Ajo cka vihet re është se me këtë sëmundje diagnostikimet nisin që prej moshës 30 vjec.

Raste në vit vetëm në spitalin tonë po ta marrë me shifra, në vitin 2017 ka pasur 900 shtrime, në vitin 2018 ka pasur 1050 shtrime dhe gjatë këtij viti në 2019 deri në fund të tetorit janë regjistruar 1200 shtrime në vit. Përsa i përket grupmoshave ajo që është vënë re vitet e fundit është zgjerimi i fashës së grupmoshave që prek të sëmurët nga mosha 30-90 vjec apo dhe më tepër”-u shpreh neurologia.

Cilësia e jetës, abuzimet me alkoolin dhe duhanin, jeta sedentare janë disa nga arsyet që cojnë në shfaqjen e sëmundjeve si hipertensioni arterial, diabeti, crregullimet e kalkulimit të gjakut, që janë faktor risku për të shkaktuar ishemi. Karakteristikë e kësaj sëmundje është se ndodh në mënyrë të menjëhershme.

Shenjat klinike kryesore janë humbja e vetëdijes, probleme të shikimit, rëndimi i një dore dhe një këmbe të njërës anë, vështirësia në të folur dhe një sërë simptomatikash të tjera që bashkëshoqërojnë këtë sëmundje”-tha Entela Basha. Një nga efektet e përdorimit të drograve të forta si kokaina dhe heroina janë dhe ishemitë, ku nuk kanë munguar raste kur të rinj të moshës 22 vjec prej abuzimeve me drograt kanë pësuar infarkte të trurit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet