Rriten të prekurit me COVID në Mal të Zi, gazetari për Report Tv: Qytetarët neglizhuan masat, turizmi në krizë

Pas shpalljes së përfundimit të pandemisë në Mal të Zi, situata nuk duket aspak optimiste sipas gazetarit, Ismet Kallaba. Rastet janë shtuar ndjeshëm, pasi qytetarët kanë neglizhuar masat. Ndërsa, turizmi e ekonomia po përballen me një krizë mjaft të rëndë.

Pas hapjes së Malit të zi, pas shpalljes së përfundimit të pandemisë, qytetarët e kanë neglizhuar. Nga pakujdesia, por edhe nga hapja e shpejtë sipas autoriteteve zyrtare kemi pasur një përkeqësim të situatës.

Kjo po reflektohet me shifrat e ditëve të fundit. Një prej arsyeve kryesore sipas autoriteteve ka të bëje me mos ndërgjegjësimin e qytetarëve, por lidhet edhe me kulturën tonë. Në Mal të Zi kemi një numër të madh të personave që nuk besojnë se situata.

Për momentin situata për sa i përket turizmit, ekonomisë është në një gjendje shumë të keqe, të pa lakmueshme. Plazhet janë të boshatisura dhe pothuajse gjysma e objekteve të hotelerive nuk janë hapur”, u shpreh gazetari, Ismet Kallaba për Report Tv.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Volejboll femra/ Skënderbeu shumë i fortë për Tiranën, korçaret me një dorë te titulli kampion! Fitojnë edhe në 'Asllan Rusi' (VIDEO)

Volejboll femra/ Skënderbeu shumë i fortë për Tiranën, korçaret me një dorë te titulli kampion! Fitojnë edhe në 'Asllan Rusi' (VIDEO)