Rriten temperaturat deri në 22 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Rriten temperaturat deri në 22 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Foto ilustruese

Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë rajonin e Ballkanit do të diktojnë kushtet e motit edhe në Shqipëri, duke bërë që gjatë orëve të para të ditës pothuajse i gjithë territori ynë të jetë në dominimin e motit të kthjellët.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjelli kalime të lehta të vranësirave në të gjithë vendin tonë, por mundësit për reshje janë 0. Pritet që më të dukshme vranësirat të jenë në zonat Veriore dhe Lindore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 5°C deri në 22°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimore duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Pas 4 mbledhjeve të dështuara, sot rinis punën Komisioni Hetimor për Shëndetësinë! PS gati planin e hetimit

Pas 4 mbledhjeve të dështuara, sot rinis punën Komisioni Hetimor për Shëndetësinë! PS gati planin e hetimit