Rriten tensionet mes SHBA dhe Iranit, opsioni i luftës në tavolinë. Merkel: Duhet zgjidhje diplomatike (VIDEO)

Presidenti amerikan Donald Trump tha se ishte gati të vendoste sanskione te reja ndaj Iranit, për ta detyruar këtë të fundit të heq dorë nga prodhimi i armëve bërthamore .

Presidenti amerikan tha se nuk përjashton mundësinë e ndërhyrjes ushtarake por për momentin ai është i hapur për dialog.

“Nëse Irani do të bëhet sërish një vend me prosperitet, kjo nuk do të thotë se ai do ta realizojë ëndrrën e tij përmes kërcënimit me armë bërthamore” – tha Trump përpara gazetarëve në oborrin e Shtëpisë së Bardhë.

Nën Sekretari britanik për Lindjen e Mesme, do të vizitojë këto ditë Iranin në tentativë për të ulur sadopak tensionet kurse Këshilli i Sigurimit i OKB do ta diskutojë çështjen ditën e hënë me dyer të mbyllura.

Ministri i Jashtem Iranian Zarif tha se Irani nuk është autor i sulmeve me dronë ndaj Arabisë Saudite dhe se droni amerikan i rrëzuar ditën e enjte nga Forcat Ajrore Iraniane, në provincën jugore të Hormozgan, kishte shkelur hapësirën ajrore iraniane.

Ndërkohë komuniteti ndërkombëtar është shprehur i shqetësuar për rritjen e tensioneve në Gjirin Persik

“Duhet të gjendet patjetër një zgjidhje politike dhe diplomatike me Iranin’ -  tha kancelarja gjermane Angela Merkel.

Imazhet e transmetuara nga televizioni shtetëror Iranian, që tregojnë rrëzimin e dronit amerikan ditën e enjte, dëshmojnë edhe njëherë rritjen e tensioneve mes SHBA dhe shtetit islamik.

Ndërsa shumë kompani ajrore kanë pezulluar fluturimet  mbi dhe pranë qiejve Iranian, flota ushtarake amerikane në Gjirin Persik qëndron në Stand-by, në pritje të urdhrave.

Ndërsa në agimin e ditës së enjte, një raketë iraniane tokë-ajër goditi një dron amerikan që suvejonte Gjirin e Omanit, Irani dhe SHBA akuzojnë dhe i hedhin përgjegjësinë njëra tjetrës për incidentin.

Sipas 'New York Times', Presidenti Trump pati dhënë urdhërin për të sulmuar brigjet iraniane, por më pas e kishte tërhequr atë, i këshilluar nga njerëzit e sigurisë kombëtare.

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Mitsotakis, gjueti votash', PASOK: Vënia e Belerit në lista nuk është akt patriotik as për vetë Greqinë

'Mitsotakis, gjueti votash', PASOK: Vënia e Belerit në lista nuk është akt patriotik as për vetë Greqinë