Rritet çmimi i makaronave në Itali: 2 euro 1 kilogram, e papërballueshme nga konsumatorët

Rritet çmimi i makaronave në Itali: 2 euro 1 kilogram, e papërballueshme nga konsumatorët

Foto ilustruese

Çmimet e makaronave aq të dashura në të gjithë Italinë, janë ngritur në qiell.Çmimi aktual 2 euro për kilogram është i papërballueshëm nga konsumatorët të cilët e kanë këtë produkt pjesë të përdorimit të përditshëm.

Makaronat janë një nga mallrat më të pëlqyera nga italianët, me një konsum prej rreth 23 kg për frymë në vit dhe është e qartë se çmimet kaq të larta ndikojnë në xhepat e konsumatorëve.Në muajin mars të vitit që lamë pas, çmimi i makaronave pësoi rritje marramendëse në të gjithë Italinë.

Produkti i konsumit të përditshëm të italianëve u prek nga inflacioni dhe kriza ekonomike globale, e  shënjuar nga lufta në Ukrainë.

Qyteti i vetëm ku mund të gjesh makaronat më të loira në Irtali është Kozenca, ku një kilogram makarona kushton mesatarisht 1.48 euro, e ndjekur nga Palermo dhe Sirakuza (1.50 euro).Nëse krahasojmë çmimet aktuale me ato në fuqi në mars 2022, zbulojmë se rritjet më të mëdha janë regjistruar në provinca të ndryshme të Toskanës.

Çmimi mesatar i makaronave në Itali aktualisht është rreth 2.13 euro për kilogram, me një rritje mesatare prej 25.3% krahasuar me vitin e kaluar (kur listat e çmimeve ishin mesatarisht 1.70 euro).

Kjo rritje e çmimeve shënohet që nga nisja e konfliktit në Ukrainë, e cila ka shkaktuar një cunami në tregjet e lëndëve të para si gruri, misri dhe produkteve të tjera.

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sati: 23/04/2023 13:49

    Thanas shtërngo rripin ,dhe përballohet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës