Rritet me 7 lekë çmimi i naftës, nga sot shitet 223 lekë/litri! Nuk ndryshon benzina, gazi rritet me 1 lek

Rritet me 7 lekë çmimi i naftës, nga sot shitet 223 lekë/litri! Nuk ndryshon benzina, gazi rritet me 1 lek

Foto ilustruese

Nga dita e sotme, nafta do të shitet me 7 lekë më shumë se më parë. Bordi ka vendosur që çmimi të shkojë në 223 lekë/litri nga 216 lekë që ishte më parë.

Benzina nuk ndryshon dhe çmimi mbetet 194 lekë/litri. Ndërsa gazi është rritur me 1 lek dhe do të shitet me 78 lekë/litri.

Ministria e Financës ndjen detyrimin të sqaroj opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njejtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

"Theksojmë se Bordi nuk cakton çmimet e naftës Bruto, por të gazoilit, benzinës dhe gazit të lëngshëm sipas standardeve të përcaktuara në Aktin Normativ. Bordi ka caktuar vetëm marzhet bruto maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë, me të cilat operatorët duhet të mbulojnë të gjitha shpenzimet operative. Pra, vendimet që merr bordi dhe ndryshimi i çmimeve të shitjes lidhet vetem me ndryshimet  në bursën Platts të Mesdheut për gazoilin dhe benzinës, pra jo të bursës së naftës bruto, si dhe në lëvizjen e kursit të dollarit.

Gjithë elementët e tjerë që formojnë çmimin janë fikse dhe për këto bordi nuk merr vendim. Ministria e Financave dhe Ekonomisë është e angazhuar në mbrojtje të interesave të konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg. Situata që po kalojmë nuk është zakontë,  ndaj dhe vendimet që marrim, vijnë si përgjigjje e zhvillimeve të ekonomisë vendase, por edhe e lëvizjeve të tregjeve ndërkombëtare", thuhet në njoftimin e Bordit.

Anëtarët e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburanteve
Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj
Drejtori i drejtorisë së Tatimeve, Ceno Klosi
Drejtori i drejtorisë së Doganave, Gent Gazheli
5 përfaqësues nga shoqërite e hidrokarbureve të cilat kanë xhiron vjetore më të lartë në vitin paraardhës

                  Ishte            Bëhet
Nafta         216 lekë      223 lekë     
Benzina    194 lekë      194 lekë     
Gazi          77 lekë        78 lekë     

A.M./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sas: 24/09/2022 16:05

    Motrat! S’paskeni pasur te ngopur me varferimin e ketij lpopulli. Na kerkuat votat e na u betuat e premtiar prosperitet mireqenie. Tani keni filluar lufterat me armiq te dukshem e te padukshem. Po per çfare duheni ju? Nuk po e beni dot kete pune. Lereni fare. Nuk jua kemi borxh o hipokrite mashtrues

    Përgjigju
  • Betimi: 24/09/2022 15:59

    Cmimi i naftes ne treg 85$ fucia, me kete cmim para nje fiti litri shitesh me 167 lek. A ju enger mortja ju qe na pite gjakun

    Përgjigju
  • Biku: 24/09/2022 15:58

    Ilace bordit, ministrise, dhe gjithe sufllaqxhinjve qe do i mbrojne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK