Rritet numri i infektimeve dhe viktimave nga COVID-19 në Kosovë/ 392 raste të reja dhe 6 persona humbën jetën në 24 orët e fundit

Rritet numri i infektimeve dhe viktimave nga COVID-19 në Kosovë/ 392 raste të reja dhe 6 persona humbën jetën në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

KOSOVË- Në Kosovë, gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 392 persona dhe janë regjistruar 6 viktima.

Në raport me ditën e djeshme është rritur si numri i infektimeve ashtu edhe ai i viktimave, pasi janë regjistruar 379 viktima dhe kanë humbur jetën 3.  

Në 24 orët e fundit janë shëruar nga virusi fatal 222 persona.

Sipas ISHKP-së rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 142 raste, Podujevë 34 raste, Prizren 34 raste, Mitrovicë 29 raste, Ferizaj 26 raste, Gjilan 19 raste, Gjakovë 15 raste, Lipjan 15 raste, Vushtrri 11 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Skenderaj 10 raste, Obiliq 7 raste, Drenas 5 raste, Klinë 5 raste, Rahovec 5 raste, Viti 5 raste, Deçan 4 raste, Kaçanik 4 raste, Kamenicë 3 raste, Shtime 3 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Dragash, Kllokot, Pejë dhe Suharekë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (72 vjeç), Kamenicë 1 rast (57 vjeç), Mitrovicë 1 rast (83 vjeç), Prishtinë 1 rast (73 vjeç), Viti 1 rast (51 vjeç), Vushtrri 1 rast (62 vjeç).

Ministri i shëndetësisë Armend Zemaj disa ditë më parë dha lajmin shpresëdhënës, se Kosova bëri të mundur sigurimin e 500 mijë dozave të vaksinës anti-COVID se ajo do të jetë falas për të gjithë qytetarët.

Ndërkohë, kryeministri i vendit Avdullah Hoti ka siguruar se dozat e para të vaksinën do jenë në Kosovë në shkurt, duke shtuar se në plan do të synojë vaksinimin e 20 mijë vaksinave në ditë.

Disa ditë më parë qeveria kosovare ka aprovuar masa të reja anti-COVID të propozuara nga Ministria e Shëndetësisë

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Përmbarimi vendos nën sekuestro KF Tiranën, 3 lojtarë kërkojnë shlyerjen! Rrezikon pjesëmarrjen në Evropë

Përmbarimi vendos nën sekuestro KF Tiranën, 3 lojtarë kërkojnë shlyerjen! Rrezikon pjesëmarrjen në Evropë