Rritet numri i pensionistëve, thellohet deficiti me skemën e pensioneve në 104 mln €! Kontributet e siguracioneve s'mbulojnë pensionet

Rritja e numrit të pensionistëve po bën thuajse të pamundur mbulimin e shpenzimeve për pensionet vetëm nëpërmjet të ardhurave që mblidhen nga kontributet.

Sipas të dhënave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore në fund të muajit qershor deficiti me skemën e pensioneve arriti në 12.6 miliardë lekë (104,2 milionë euro), me një rritje prej 2.3 miliardë lekë krahasuar me vitin 2020.

Këto të dhëna tregojnë se pavarësisht rritjes së pagave, rritjes së numrit të të punësuarve dhe kontribuuesve skema e pensioneve nuk po mbulohet.

Shkak për këtë sipas ekspertëve është edhe informaliteti në deklarimin e pagave, pasi shumë punonjës deklarohen me paga më të ulta se ato që marrin dhe për pasojë edhe vlera e kontributeve është më e ulët.

Sipas të dhënave të Institutit të Sigurimeve nga janari në qershor skemës së kontributeve janë shtuar 49,188 qytetar më shumë krahasuar me vitin e kaluar. Numri i kontribuuesve sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore arriti në 778,187 në fund të qershorit por ende nuk ka kapërcyer shifrat e 2019.

Paralelisht është rritur edhe numri i pensionistëve pasi në fund të qershorit ishin 668,890 pensionistë ose rreth 10,986 pensionistë më shumë se në vitin e shkuar.

Nga ana tjetër pas lehtësimit të masave kufizuese si pasojë e pandemisë COVID-19, po jep sinjale pozitive edhe tregu i punës. Ministria e Financave raporton se në fund të muajit korrik numri i të punësuarve kapërceu shifrën e 710 mijë, me një rritje prej 30,314 vende pune krahasuar me korrikun e 2020.

Kjo rritje e numrit të të punësuarve ka sjellë edhe rritje të të ardhurave  nga tatimi mbi pagën, apo nga sigurimet shoqërore e shëndetësore.

Ndikim në këtë shtim të të ardhurave nga këto zëra ka dhënë rritja e pagave për disa kategori të punësuarish këtë vit si dhe rritja e pagës minimale nga 26 mijë lekë që ishte në 30 mijë  lekë prej 1 janarit të këtij vitit.

DEFICITI NË SKEMËN E PENSIONEVE

Janar-Qershor 2021            12.6 mld lekë

Viti 2020                            10.3 mld lekë

Diferenca                           +2.3 mld lekë

NUMRI I KONTRIBUUESVE

Janar-Qershor 2021            778,187 kontribuues

Janar-Qershor 2020            728,999 kontribuues

Diferenca                           +49,188 kontribuues

NUMRI I PENSIONISTËVE

Janar-Qershor 2021            668,890 pensionistë

Janar-Qershor 2020            657,904 pensionistë

Diferenca                           +10,986 pensionistë

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale