Rritet numri i viktimave në Maqedoninë e Veriut, 7 vdekje dhe 89 raste të reja në 24 orët e fundit

Rritet numri i viktimave në Maqedoninë e Veriut, 7 vdekje dhe 89 raste të reja në 24 orët e fundit

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë raportuar se në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 7 viktima dhe 89 raste të reja nga infeksioni I koronavirusit.

Deri tani në vend numërohen 133 vdekje për një total raste infeksioni prej 2226.

Duket se me këto shifra kurba e pandemisë ka kapërcyer parashikimet e ekspertëve vendas dhe është shumë larg raportimeve që vijnë nga vendet e rajonit të Ballkanit.

Shifrat e larta janë shumë problematike edhe teksa vendi po shkon drejt rihapjes madje kërkon të mbajë edhe zgjedhje të parakohshme.

Para dy ditësh Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, shpalli gjendje të re të jashtëzakonshme për 14 ditë për shkak të krizës së krijuar nga pandemia.

Ekspertët e shpjegojnë rritjen e rasteve dhe vdekjeve me testet e shumta që janë bërë, madje edhe tek personat e vdekur nga sëmundje të tjera.

Sipas Arben Ziberi, drejtori i Qendrës së Shëndetit Publik

“Arsyeja kryesore pse tek ne vdekshmëria është më e lartë është se ne jemi ndoshta shteti i vetëm në rajon që kemi bërë teste edhe tek personat pas vdekjes së tyre. Janë rreth 30 raste që janë testuar pas vdekjes dhe arsyja nuk ka qenë koronavirusi por sëmundje të tjera. Mirëpo, është diagnostikuar edhe virusi COVID-19 tek ata, pas vdekjes. Asnjë shtet nuk bën teste për koronavirus pas vdekjes dhe nëse i heqim këto 30 raste, jemi aty diku, njejtë me vendet e rajonit”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet