Rritet numri i viktimave nga COVID-19 në Kosovë/ 311 raste të reja dhe 10 persona humbën jetën në 24 orët e fundit, mes tyre një 29-vjeçar

Rritet numri i viktimave nga COVID-19 në Kosovë/ 311 raste të reja dhe 10 persona humbën jetën në 24 orët e fundit, mes tyre një 29-vjeçar

Foto ilustruese

KOSOVË- Në Kosovë gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, 311 persona dhe janë regjistruar 10 viktima, mes tyre një 29-vjeçar.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve ka pësuar një ulje pasi dje u raportuan 392 raste pozitive me virusin, ndërkohë numri i viktimave është rritur në raport me ditën e djeshme që ishin 6.

Numri i personave të cilët janë shëruar nga virusi fatal është 128 gjatë 24 orët e fundit.

Sipas IKSHPK-së Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 84 raste, Prizren 83 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Klinë 14 raste, Malishevë 13 raste, Suharekë 12 raste, Pejë 11 raste, Lipjan 10 raste, Vushtrri 10 raste, Drenas 8 raste, Istog 7 raste, Dragash 6 raste, Gjakovë 5 raste, Rahovec 5 raste, Ferizaj 4 raste, Obiliq 4 raste, Podujevë 4 raste, Mitrovicë 3 raste, Skenderaj 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjilan dhe Kamenicë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Lipjan 2 raste (29, 76 vjeç), Skenderaj 2 raste (78, 61 vjeç), Dragash 1 rast (82 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (85 vjeç), Malishevë 1 rast (78 vjeç), Pejë 1 rast (61 vjeç), Prizren 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (67 vjeç).

Numri total i infektimeve me koronavirus ka shkuar 58.399, ndërkohë që ai i viktimave është 1.466 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Më datë 5 janar, Ministri i shëndetësisë Armend Zemaj dha lajmin shpresëdhënës, se Kosova bëri të mundur sigurimin e 500 mijë dozave të vaksinës anti-COVID se ajo do të jetë falas për të gjithë qytetarët.

Ndërkohë një ditë më vonë, kryeministri i vendit Avdullah Hoti ka siguruar se dozat e para të vaksinën do jenë në Kosovë në shkurt, duke shtuar se në plan do të synojë vaksinimin e 20 mijë vaksinave në ditë.

Pavarësisht se ditën e sotme numri i viktimave është i lartë, situata epidemiologjike në vend paraqitet e stabilizuar dhe si pasojë edhe masa anti-COVID u lehtësuan së fundmi.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja