Rritet përfaqësimi i grave në
politikë, ja kandidatet për Bashkitë

Rritet përfaqësimi i grave në<br />politikë, ja kandidatet për Bashkitë
TIRANE - Gratë po përfaqësohen në politikë gjithnjë e më shumë. Teksa po diskutohen emrat e kandidatëve, madje një pjesë e tyre janë zyrtarizuar, ajo qe bie në sy është se mazhoranca deri më tani ka nxjerrë për garën elektorale të 21 qershorit 10 emra grash e vajzash.
 
Nga Partia Socialiste deri me tani kanë dalë 7 emra ndërsa nga LSI e cila do të këtë vetëm 15 bashki, në tre prej tyre ka zgjedhur të kandidojë gra.
 
Por të djathtët mesa duket kanë vendosur që emrat ë grave t’i nxjerrin në fund pasi deri më tani nga 27 kandidatë të zyrtarizuar, ka dalë në pah emri i vetëm një gruaje, ai i Grida Dumës, e prezantuar zyrtarisht sot nga Basha për Bashkinë e Durrësit.
 
Një pjesë e këtyre grave që janë në listë e kanë për herët të parë garimin në zgjedhjet lokale, disa kanë qenë deputete, ndërsa të tjera garojnë për herë të dytë për njësi vendore. 

Përfaqësimi i grave në zgjedhjet vendore u lajmërua edhe nga kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta, ditën që dy aleatët nënshkruan marrëveshjen për të shkuar me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e 21 qershorit.
 
Për të rritur numrin e grave pati dhe një përpjekje nga gratë deputete këtë vit, të cilat kërkuan që të përcaktohej në Kod Zgjedhor se 20 për qind e kandidateve për kryetar bashkie të ishin gra, por nuk u pranua nga Komisioni parlamentar i Ligjve. Ndërsa me konsensusin e palëve, u ra dakord që për këshillat bashkiak të ishte 50 për qind burra dhe 50 për qind gra.
 
Krahasuar me zgjedhjet e tjera është e vërtëtë që numri i grave në politikë është rritur, por a mjafton kaq? 

Kandidatet gra për Bashkitë te zyrtarizuara nga partite deri me tani

Bashkia Shkodër - Keti Bazhdari (PS) 
Bashkia Gjirokastër - Zamira Rami (LSI)
Bashkia Pogradec - Diana Mile (LSI)
Bashkia Roskovec - Majlinda Bufi (PS) 
Bashkia Sarandë -Floriana Koka (PS)  
Bashkia Libohovë - Liza Mandi (PS)  
Bashkia Patos - Rajmonda Balili (PS)  
Bashkia Klos - Valbona Kola (PS) 
Bashkia Mat - Adelina Farici (PS)  
Bashkia Përrenjas - Miranda Rira (LSI)
Bashkia Durrës - Grida Duma (PD)

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

‘Me Kryemadhin po luajnë teatër’, Beqiri: Kësaj i thotë kërcen prifti nga belaja! Meta të bëhet i penduari i drejtësisë për të treguar aferat

‘Me Kryemadhin po luajnë teatër’, Beqiri: Kësaj i thotë kërcen prifti nga belaja! Meta të bëhet i penduari i drejtësisë për të treguar aferat