Rritet prodhimi energjisë, Fierza afër kuotës maksimale (VIDEO)

KUKËS- Edhe katër metra kanë mbetur për kuotën maksimale të liqenit të Fierzës i cili  është ngritur në nivelin e 292 metrave, duke ju afruar kuotës maksimale 296 metra.

Sipas të dhënave nga Koorporata Energjetike Shqiptare situata në Kaskadën e Drinit është përmirësuar falë prurjeve natyrore dhe reshjeve.

Në liqenin e Fierzës prurjet janë aktualisht 250 m3/s ndërsa të katër turbinat e HEC-it janë në punë.

Përmirësimi i situatës hidrike në Kaskadën e Drinit ka rikthyer ekuilibrat në sektorin energjetik e për rrjedhojë edhe shitje të mbiprodhimit të energjisë.

Në sajë të ujërave të bollshëm, sistemi elektroenergjetik shqiptar ka nisur të eksportojë një sasi të mirë të energjisë dhe të përmirësojë gjendjen financiare, të rënduar nga importet në sasi të mëdha të energjise gjatë muajve të mëparshëm.

Vetëm gjatë janarit të këtij viti, KESH-i ka realizuar rreth 15 milionë euro nga eksporti i energjisë.  E po kështu KESH ka eksportuar më shumë se 135 mijë megavatorë energji. Në të njëjtin hark kohor Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka depozituar në Kosovë gati 164 mijë megavat/orë energji, për ta marrë pas gjatë qershorit.

Vetëm dy ditët e fundit nga sistemi elektroenergjetik shqiptar, Korporata Elektroenergjitike e Kosovës, ka marrë nga 1024 megavat-orë. Ndryshe nëse viti do të rezultojë i lagësht Shqipëria mund ta lë prapa krahëve gjendjen e krizës në furnizim me energji e cila mbetet në fuqi deri në qershor 2023.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të hapur për takime të reja...çfarë thonë yjet për ju sot

Të hapur për takime të reja...çfarë thonë yjet për ju sot