Rritja e çmimit të bukës, PD reagon pas rreth 2 javësh: Shumica e shqiptarëve jeton në varfëri për shkak të dështimit të modelit ekonomik korruptiv të Ramës

Rritja e çmimit të bukës, PD reagon pas rreth 2 javësh: Shumica e shqiptarëve jeton në varfëri për shkak të dështimit të modelit ekonomik korruptiv të Ramës

Pas rreth dy javësh nga rritja e çmimit të bukës në vend, PD ka reaguar sot, duke hedhur akuza në drejtim të qeverisë. Në Facebook, deputetja e PD, Grida Duma ka publikuar një video ku dëgjohet ministri Arben Ahmetaj duke deklaruar se çmimi i bukës është i përballueshëm, ndërsa i vë përballë zërin e qytetarëve që thonë se nuk i del hesapi.

Sipas Dumës shumica e shqiptarëve jetojnë në varfëri,  për shkak të dështimit të modelit ekonomik 'klientelist dhe korruptiv' të qeverisë.

"Jetojnë të rrethuar në luksin që kanë ndërtuar në kurriz të shqiptarëve, prandaj nuk skuqen kur nuk mbajnë premtimet, as nuk turpërohen kur thonë se çmimet janë të përballueshme. Nga qëndrimet e tyre kuptohet që janë një pakicë, sepse nuk dinë si ndihet shumica dërrmuese e shqiptarëve, e cila jeton në varfëri për shkak të dështimit të modelit të tyre ekonomik klientelist dhe korruptiv. Dëgjojeni zërin e tyre", shkruhet në postimin e PD-së.

Çmimi i bukës në vend u rrit me 10 deri në 20 lekë, si pasojë e rritjes së çmimit të grurit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet