Rritja e çmimit të naftës, fermerët në Dibër lënë zetorin, punojnë tokën me kuaj: Ka shumë shpenzime, nuk fitojmë asgjë

Banorët e fshatit Sofraçan të Dibrës e kanë bazuar ekonominë familjare tek bujqësia. Maji është muaji kur mbjellin tokat bujqësore me misër e fasule, por ndryshe nga vitet e tjera po hasin në vështirësi për shkak të rritjes së çmimit të naftës dhe plehrave kimikë.

Fermerët shprehen se kanë punuar tokat me zetor, por për mbjelljen po përdorin kafshët e punës për shkak të çmimit të lartë të naftës.

"Ne demokraci nuk duhet të punohet kështu se kjo metodë i përket shekullit të kaluar. Madje është me keq, se më përpara kishin qe, ndërsa sot punojmë me gomar. Nuk marrim bereqet, se ka shumë shpenzime".

"Unë kam 1 dynym e 200 metra tokë, duhen 5 kile farë drithi. Leverdi s'kemi se është ngrit çmimi me 5500 lek/kg. Duhet me pagu zetorin, frezën, i kanë bërë shtrenjtë shumë sivjet".

"Për të mbjell tokën ka shumë shpenzime. Ka kosto shumë të lartë, plehu 130 mijë, punimi i tokës 25-30 mijë lek".

Ata tregojnë për Report Tv se kostoja për një dynym tokë me misër shkon deri në 25 mijë lek.

"Me një dynym tokë, punim frezim 50 mijë lek, 30 mijë fara, 120 mije/ një kuintal pleh kimik pa llogarit punën e krahut. Ne që e punojmë por s'fitojmë fare".

"Kostoja për të punuar dhe mbjellë një dynym tokë me misër shkon 250 mijë lek".

Për shkak të kostos së lartë të prodhimit shumë toka bujqësore në fshatin Sofraçan të Dibrës kanë mbetur pa punuar.  

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nani: 10/05/2022 22:26

    fermeret ne zona kaq te varfra mund te blejne makineri bujqesore te perbashketa, sepse ndajne kostot e prodhimit. menyra kooperimi te tilla jane edhe ne europe.

    Përgjigju
  • leo: 10/05/2022 17:33

    Tani qe punojme token me kuaj e kemi te sigurte futjen ne BE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë/ Vokshi-mazhorancës: Keni sjellë planin e hetimit të Ilir Beqajt dhe kërkoni ta miratojmë me forcën e kartonit

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë/ Vokshi-mazhorancës: Keni sjellë planin e hetimit të Ilir Beqajt dhe kërkoni ta miratojmë me forcën e kartonit