Rritja e pagave për personelin mjekësor, Bozdo për Report Tv: Rama po vjedh programin e PD-së! Koncesionet korruptive do të anulohen

Ish-zv.ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës Enno Bozdo ka folur në studion "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv për deklaratat e kryeministri Edi Rama për rritjen e pagave të personelit mjekësor.

Sipas Bozdos, një premtim i tillë nuk mund të bëhet nga Edi Rama, pasi ka futur në ngërç ekonominë e vendit. Sipas tij, të gjithë e dinë se Rama po vjedh copëza të programit të Partisë Demokratike.

Ai u pyet nga gazetari Ilir Babaramo nëse rritja e pagave të personelit mjekësor është diçka e realizueshme.

"Janë të realizueshme, por janë të realizueshme nga një qeveri e re dhe nga një rikonceptim i tërë i programit ekonomik. Të gjithë e kuptojnë se në një mandat të tretë siç kërkon Edi Rama asgjë nga këto nuk mund të ndodhi. Nuk ka ndodhur në mandatin e parë, as në të dytin, asnjë lloj rritje page. Madje nuk ka ndodhur as indeksimi i inflacionit. Nuk ka ndodhur në vit të dytë, dhe nuk ka asnjë arsye që të ndodhë në vitin e tretë. Aq më tepër që kjo qeveri ka sjellë këtë ngërç ekonomik që është thelluar shumë edhe me tërmetin dhe pandeminë. Që mund të ndodhi ka ndodhur edhe në vendet e tjera. Një qeveri e mirë e ka marrë vendin, e ka zhvilluar ekonomikisht, dhe zhvillimi ekonomik, sjell edhe rritjen e pagave edhe të pensioneve dhe të gjithçkaje tjetër. Por që këtë gjë në mënyrë unike nuk mund ta bëjë Edi Rama aq më tepër kur të gjithë e kuptojnë se praktikisht është duke propozuar  copëza të vjedhura nga programi i Partisë Demokratike", tha Eno Bozdo.

Më tej Bozdo është shprehur se koncesionet korruptive do të anulohen. Sipas tij, PD-ja nuk synon një gjueti shtrigash, por kontratat që janë zhvilluar në kundërshtim me ligjin do të prishen.

"Kontratat nëse janë lidhur në kundërshtim me ligjin, siç edhe ne mendojmë dhe kemi fakte dhe prova, kontratat duhet të ç'bëhen se nuk mund të jetë ndryshe. Se është kontratë nuk do të thotë asgjë. Kontratat të cilat janë në kundërshtim me ligjin bazë dhe konsiderohen frute të kalbura dhe frute të kalbura dihet çfarë quhen në jurisprudencë. Këto duhet të hiqen", deklaroi Bozdo.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:34
'Koncesionet korruptive do të anulohen', Bozdo për Report Tv: Parësor interesi publik, jo gjueti shtrigash

Ish-zv.ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës Enno Bozdo ka folur në studion "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv për trajtimin që PD-ja do t'u bëjë koncesioneve në rast se do të vijnë në pushtet.

Bozdo deklaroi se të gjitha koncesionet korruptive do të prishen, pavarësisht nëse kanë lidhur kontratë me shtetin. Sipas tij, nëse këto biznese private kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, shteti ka mënyrat e saj korrekte për t'i prishur këto kontrata.

Ilir Babaramo: Çfarë garancish kanë qytetarët shqiptarë që të jenë të gjithë të barabartë para ligjit?

Eno Bozdo: Situata është e tillë që së pari opozita ka folur veçanërisht për kontrata koncesion-are korruptive dhe ka folur për dy arsye, e para sepse këto kontrata koncesion-are, për të cilët unë vetë kam lexuar dy kontrata, janë jashtë çdo lloj koncepti të interesit publik. Thelbi i çdo koncesioni është se pse duhet ta bëjë privati e mos ta bëjë shteti dhe këtu nuk merr përgjigje fare. Shteti e bën gjithmonë më mirë se privati dhe e dyta barra që vendoset mbi buxhetin e shtetit është e papërballueshme. Sot borxhi publik i joni nëse do të konsiderohen sipas porosisë së FMN dhe Bankës Botërore dhe detyrimet e ashtë-quajtura të fshehura, por ato nuk janë aspak të fshehura të këtyre koncesioneve në vitet që vijnë ne mund të shkojmë deri në 95 % të prodhimit të brendshëm bruto. 95% janë shifra të tmerrshme për Shqipërinë, është e papërballueshme ekonomikisht një gjë e tillë. Me këtë nivel konkurueshmërie që ka ekonomia shqiptare borxhi i stabilizuar duhet të ishte maksimalisht në kufirin 55%, nuk  duhet të kalonte 55%. Ne jemi duke folur për gati dyfishin këtu dhe kjo është e padiskutimtë që do të bëhet. Do të bëhet në ruajtje të interesit publik edhe do të bëhet edhe për të shpëtuar ekonominë.

Ilir Babaramo: Po ato janë kontrata tashmë? Janë detyrime të shtetit shqiptar dhe shteti ka kontinuitet?

Eno Bozdo: Kontratat janë po nëse janë lidhur në kundërshtim me ligjin, siç edhe ne mendojmë dhe kemi fakte dhe prova, kontratat duhet të ç'bëhen se nuk mund të jetë ndryshe. Se është kontratë nuk do të thotë asgjë. Kontratat të cilat janë në kundërshtim me ligjin bazë dhe konsiderohen frute të kalbura dhe frute të kalbura dihet çfarë quhen në jurisprudencë. Këto duhet të hiqen.

Ilir Babaramo: Do t'i atakoni në gjykatë, apo në ndonjë mënyrë tjetër?

Eno Bozdo: Sigurisht. Unë mendoj se qeveria i ka të gjitha mjetet korrekte për t'i trajtuar këto kontrata një nga një dhe për t'i dhënë zgjidhjen optimale. Për  një gjë është e sigurt. Kjo nuk ka për të qenë gjueti shtrigash, sepse ndërsa flasim me këtë gjuhë lehtësisht mund të perceptohet si gjueti shtrigash, por nuk është e tillë dhe nuk ka për të qenë e tillë. Ne jemi të parët që jemi të interesuar që një biznesmen të mos preket. Nuk duhet të cenohet nga cilido pushtet nëse është korrekt me ligjin dhe ka vepruar në të mirë të interesit publik, nuk ka pse të ndodhi dhe nuk duhet të ndodhi. Faktet që kemi denoncuar siç ishte rasti i inceneratorit, ku shteti e ndërtoi me lekët e veta, por fitimin e merr në xhep privati. Kjo është çmenduri. A mund të qëndrojë një kontratë e tillë. Në qoftë se duhet filluar ky është rasti konkret, por ka edhe raste të tjera, siç janë koncesionet e shëndetësisë

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • JamKushJam: 29/09/2020 18:47

    do anulloni nje *ut... sa c'ishte ne gjendje te anullonte Rama ato kontratat e "ndritura" qe i bete ju aq *ut do u hash ti c'do kontrate qe nenshkruan shteti sidomos duke ndjekur procedurat ligjore QE I BETE VETE!!!!! E mira te pakten eshte qe ndryshimet duken ne diten me diell, duke perdorur syte qe ju placin, o legena qe s'dini c'eshte DEMOKRACIA e jo me te jeni te nje Partie Demokratike!!!!! Po thuaj shyqyr qe s'perfaqesoni antearet demokrat te vertet se atehere do ishit problematik!!!

    Përgjigju
  • Lezhjani: 29/09/2020 06:31

    Kurre nuk do vini ne pushtet o burre-*urve....

    Përgjigju
  • qimi: 28/09/2020 22:39

    Qenka si puna e Tok e zanun, Ide e zanun. Po e deklaroj ne medja luli iden per te rritur rrogat edi rama ska te drejt ti rris rrogat....RROFT 1997

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Në Spanjë e bëjnë të sigurt, Zinedine Zidane ka zgjedhur Bayern Munich

Në Spanjë e bëjnë të sigurt, Zinedine Zidane ka zgjedhur Bayern Munich