Rritja e rasteve me Covid, KPK nga sot zhvendos punën online: Denoncimet do të pranohen përmes postës elektronike

Rritja e rasteve me Covid, KPK nga sot zhvendos punën online: Denoncimet do të pranohen përmes postës elektronike

Foto ilustruese

Me rritjen e rasteve me Covid, KPK ka marrë vendim që nga sot të zhvendosë punën online për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

Përjashtim do të bëjë vetëm zyra e arkivës. Lajmin e ka bërë me dije vetë KPK me anë të një njoftimi.

"Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) njofton se duke filluar nga data 30.10.2020 deri në datën 6.11.2020, do te kufizoje kryerjen së veprimtarisë dhe vijimin e punës vetëm në distancë (online) nga të gjitha strukturat e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, me përjashtim të zyrës së arkivë – prokotokollit.

Dëshirojmë të informojmë opinionin publik se gjatë kësaj periudhe veprimtaria e KPK do të vijojë pa ndërprerje, përmes platformave zyrtare online, në mënyrë që të parandalohet përhapja e mëtejshme e infeksionit si dhe të sigurohet shëndeti i punonjësve", thotë KPK.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit informon se denoncimet nga qytetarët do të vijojnë të pranohen online përmes postës zyrtare elektronike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Incidenti në konferencë, presidentja e Komisionit Europian sulmohet nga një qytetar: Je kriminele (Video)

Incidenti në konferencë, presidentja e Komisionit Europian sulmohet nga një qytetar: Je kriminele (Video)