Rritja e rasteve me Covid, Merkel thirrje për disiplinë gjermanëve: Jemi në situatë serioze, masat për dimrin vendosen këtë javë

Rritja e rasteve me Covid, Merkel thirrje për disiplinë gjermanëve: Jemi në situatë serioze, masat për dimrin vendosen këtë javë

Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, me shtimin e rasteve me Covid në Gjermani, ka apeluar qytetarët që të jenë më të disiplinuar me sjelljen e tyre.

"Takohuni me sa më pak vetë, brenda apo jashtë shtëpisë. Ju lutem: mos kryeni asnjë udhëtim që nuk është patjetër i nevojshëm, hiqni dorë nga çdo festim që nuk është patjetër i nevojshëm. Qëndroni, nëse është e mundur, në qytetin tuaj.

E di, se kjo nuk tingëllon vetëm e ashpër, dhe në raste të veçanta madje është shumë e vështirë të heqësh dorë nga disa gjëra.

Për shëndetin e vet dhe të gjithë atyre, që mund t'ua kursenim sëmundjen. Për atë që sistemi ynë shëndetësor të mos mbingarkohet, që shkollat dhe kopshtet të qëndojnë të hapura. Për ekonominë tonë dhe vendet tona të punës", u shpreh Merkel në video-podcastin e saj javor.

Sa i përket masave të dimrit Merkel ka thënë se kjo do të vendoset këtë javë, varësisht sjelljes që do të kenë qytetarët.

"Se si do të jetë ky dimër, si do të jenë krishtlindjet tona, kjo vendoset këto ditë dhe javë. Këtë e vendosim ne me sjelljen tonë.

Jemi në një fazë serioze të pandemisë. Ditë për ditë po rritet shpejt numri i infektimeve të reja. Pandemia po përhapet me shpejtësi, më shpejt se në fillim, para një gjysmë viti. Këtë moment llogaritet çdo ditë”, tha Merkel.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Pr.ligji për shëndetin riprodhues e nënat surrogate, ministrja i përgjigjet opozitës: U hodh në konsultim publik, reflekton praktikat më të mira ndërkombëtare

Pr.ligji për shëndetin riprodhues e nënat surrogate, ministrja i përgjigjet opozitës: U hodh në konsultim publik, reflekton praktikat më të mira ndërkombëtare