Rritje drastike e numrit të viktimave nga COVID në vend! 10 humbje jete në 24 orët e fundit dhe 435 raste të reja

Spitali COVID

Betejën me COVID-19 kanë humbur 10 persona, një rritje drastike e numrit të viktimave në krahasim me ditën e djeshme, ndërsa 435 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin në 24 orët e fundit.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 163 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar, ndërsa në të gjithë vendin tonë janë 6,268 persona aktivë me koronavirusin.

Janë shëruar 446 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 168,883 që nga fillimi i epidemisë.

Janë kryer 2,193 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 435 qytetarë, në këto bashki: 207 në Tiranë, 34 në Fier, 17 në Durrës, 13 në Lushnje, 12 në Kamëz, 9 në Shkodër, Vorë, 7 në Tropojë, Has, Mallakastër, Vlorë, Gjirokastër, 6 në Lezhë, Kavajë, Sarandë, Berat, Dimal, 5 në Has, Elbasan, Gramsh, 4 në Patos, Konispol, Korçë, 3 në Pukë, Kurbin, Rroskovec, Divjakë, Këlcyrë, Kuçovë, Prrenjas, 2 në Fushë Arrëz, Kukës, Himarë, Kolonjë, Librazhd, 1 në Vau i Dejës, Mirditë, Shijak, Dibër, Delvinë, Libohovë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Maliq, Pogradec. 

Statistika (17 Tetor 2021)

Raste të reja ditore        435

Të shëruar në 24 orë      446

Të shtruar në spitale       163

Humbje jete në 24 orë    10

Testime ditore                2,193

Testime totale              1,259,366

Raste pozitive                177,971

Raste të shëruara          168,883

Raste Aktive                     6,268

Humbje jete                      2,820

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            2,997

Durrës            721

Fier                 704

Shkodër         514

Elbasan          231

Gjirokastër      205

Berat              194

Lezhë             188

Vlorë               121

Korçë              155

Kukës             156

Dibër               82

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rishfaqen nostalgjikët e diktatorit, a duhet bërë dekomunistizimi i shoqërisë shqiptare?



×

Lajmi i fundit

John

VIDEOLAJM/ Dëbora krijon probleme në Qafë Thorë-Theth, furgoni ngec në rrugë, bllokohen turistët