Rritje të frikshme rastesh nga COVID brenda 24 orëve të fundit, në Serbi shënohen mbi 18 mijë raste të reja

Rritje të frikshme rastesh nga COVID brenda 24 orëve të fundit, në Serbi shënohen mbi 18 mijë raste të reja

720 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në Kosovë, pas testimit të 4785 mostrave. Ndërkohë sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit është regjistruar një viktimë. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar edhe se 159 persona janë shëruar, ndërsa 5.678 persona janë ende aktivë në koronavirus.

Ndërkohë rritje të frikshme janë shënuar edhe në vende të tjera të rajonit. Në 24 orët e fundit në Serbi janë konfirmuar 18,006 raste të reja me koronavirus, që është shifër rekord nga gjithsej 39,740 mostra të testuara. Ndërsa 26 persona të tjerë vdiqën si pasojë e virusit.

Sakaq në Malin e Zi brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 1 mijë e 814, ndërsa 6 qytetarë kanë ndërruar jetë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës