Rritje temperaturash, si do jetë moti për sot

Rritje temperaturash, si do jetë moti për sot

Foto ilustruese

Orët e para të ditës janë dominuar nga kthjellimet në të gjithë Shqipërinë. Pasditja dhe nata sjellin kalime vranësirash nëpër territor, ku më të  shpeshta vranësirat paraqiten në zonat jugore-juglindore, sipas meteoalb.

Temperaturat e ajrit  janë rritur lehtë në mëngjes por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C minimumi deri në 18°C maksimumi.       

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 25 km/h nga drejtimi perëndimor-Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.

Rajoni dhe Europa; Vijon moti i kthjellët në Rajonin e Mesdheut, po ashtu me alternime kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta paraqet Europa juglindore dhe Veriore. Ndërsa vranësira të dendura dhe shira dominojnë në ishujt Britanikë dhe Europën Qëndrore. Gjithashtu me reshje dëbore vijojnë vendet e Europës Lindore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Kikia: Çdo ditë gjysma e qeverisë para se të shkojë në punë, shkon në SPAK një herë

Kikia: Çdo ditë gjysma e qeverisë para se të shkojë në punë, shkon në SPAK një herë