6 aksidente në pak orë në Vlorë, Rrogozhinë e Elbasan, Tiranë e Korçë! 1 viktimë dhe 8 të plagosur, 3 rëndë!

TIRANË- 6 aksidente rrugore janë regjistruar pasditen e kësaj të diele, duke regjistruar 8 të plagosur dhe fatkeqësisht dhe 1 viktimë.

Në Rrogozhinë, ambulanca e spitalit të Fierit është aksidentuar me një makinë teksa po transportonte një të sëmurë.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Bishti i Zhurit në Rrogozhinë, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 6 persona, 2 prej të cilëve janë rëndë. Burime nga policia bëjnë të ditur se janë përfshirë në përplasje drejtuesi i ambulancës F. B., dhe pasagjer E. M., me mjetin me drejtues L. D., dhe pasagjerët J. D., E. M., dhe J. B. Si pasojë e aksidentit janë dërguar në spital 6 personat për të marrë ndihmë mjekësore.

Në qytetin e Vlorës, mësohet se një këmbësore është përplasur nga një makinë në rrugën transballkanike. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital, teksa nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

"Më datë 24.01.2021, rreth orës 21:00, në rrugën Transballkanike, në afërsi të Gjykatës së Apelit, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarja shtetasen M. Ll, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve në gjëndje të rëndë shëndetsore", njofton policia e Vlorës. 

Aksident rrugor është regjistruar edhe në Elbasan, me 1 të plagosur. Policia njofton se në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Bishqem, Elbasan,  mjeti tip "Land Rover",  me drejtues K. S., 36 vjeç, banues në Kavajë, është përplasur me mjetin tip "Benz"  me  drejtues  nga V. R., 37 vjeç,  banues në Cërrik. Si pasojë  është plagosur drejtuesi i mjetit tip "Benz", dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Ndërkohë, 4 makina janë përplasur me njëra-tjetrën po në Tiranë, fatmirësisht pa të lënduar.

Fatkeqësisht në aksin nacional Pogradec-Korçë, ku ka humbu jetën 1 person. Viktima Pajtim Gjyli, këmbësor është përplasur nga një makinë.

Foto nga aksidenti në Rrogozhinë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:43
Makina kthehet përmbys në qendër të Elbasanit, shoferi largohet pas aksidentit

1611524652_9d9e6905cd1d4e9db290b5888a689e1f.jpg

Një tjetër aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku një makinë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mbrojtësen anas rrugës. Siç shihet në foton që Report Tv sjell, makina është kthyer përmbys, teksa burime për gazetarin Ronaldo Gjoshi bëjnë me doje se drejtuesi i mjetit është larguar.

Ora 22:10
Aksident rrugor në aksin nacional Pogradec-Korçë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në aksin nacional Pogradec-Korcë, në afërsi të fshatit Bucimas.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësor dhe për pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë.Viktima është identifikuar si Pajtim Gjyli . 

Paraprakisht mësohet se aksidenti të ketë ndodhur si pasojë e motit të keq që ka përfshirë juglindjen e vendit.

Ora 21:33
Përplasen 4 makina në Tiranë, Report Tv sjell pamjet

 

Një tjetër aksident rrugor është regjistruar në qytetin e Tiranës, pranë fakultetit Ekonomik. Mësohet se 4 makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku raportohet vetëm për dëme materiale. Nuk dihen shkaqet e aksidentit, por dyshohet se është lagështia në rrugë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 25/01/2021 01:45

    /LONI/,ambulancat,zjarrefikset,policia,kur levizin me shpejtesi, me sirenat e alarmit dhe me drita te levizshme,kane gjithmone te drejte e perparesi dhe nuk mund e nuk duhet te ngadalsojne,po keshtu dhe mjetet levizese pavaresisht sa rrota kane,si dhe kembesoret duhet te mos i pengojne.Rregulli e do, qe mjetet levizese ,kembesoret duhet te ndalojne,ose te hapin rruge dhe te qendrojne anash derisa treshja te kaloje.Ne rast se je ne makine dhe nuk mund te besh asnje nga keto, duhet te qendosh ne vend, derisa te siperpermendurit te kalojne.Gjithashtu, rregulli eshte qe kur kalon me nje mjet levizes prane cdo lloj makine me drita me flashinglights,(nuk ka rendesi ne se eshte nje nga treshja e pare,ose thjesht nje karrotrec,o kamion), por qe eshte e parkuar anash,ose ka ndaluar ne mes te rruges per 100 arsye, duhet qe te ulesh pak shpejtesine dhe te distancohesh pak me shume se me makinat e zakonshme.Keto jane rregulla qe i ka gjithe bota,por duket qe ne Shqiperi, ka akoma nga ata qe mendojne se mund t'ia kalojne ambulances,zjarrefikseve,policise kur keta jane ne nje situate urgjence.

    Përgjigju
  • Venaliu: 24/01/2021 22:36

    E kanë fajin emigrantët që ecin si të cmendur tani në gusht. Mos, qenkemi në janar. Po kujt t'ja vejmë fajin?

    Përgjigju
  • Loni: 24/01/2021 20:44

    Keto situata ndodhin se shoferet e ambulancave mendojne se jan ne filma... O rrocka humb jeten si ti si ai perballe teje edhe mos hecni si I jepet neper filma autoambulances. Sepse filmat Jan fiction te sajuar edhe regjisori e ka bere ate skene 100 here sa e shikoni ju. Jeta reale eshte gje tjeter kujdes o shofera ambulance . Koha eshte flori edhe shpeton jete Jo tja marrim edhe te tjereve.

    Përgjigju
    • Gim: 24/01/2021 21:53

      Ik mor debil

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Java e pushimit na ka shërbyer', Orges Shehi: Detyrim vendi i dytë? Maksimumin për klubin çdo sekondë

'Java e pushimit na ka shërbyer', Orges Shehi: Detyrim vendi i dytë? Maksimumin për klubin çdo sekondë