Rrufeja godet banesën e dy vëllezërve në Berat, shpëtohen 20 mijë eurot, familjarët largohen sapo shtëpia përfshihet nga flakët

BERAT- Mesditën e sotme, banesa e dy vëllezërve Artan dhe Afrim Jaze në fshatin Molisht u përfshi nga flakët për shkak të goditjes nga rrufeja. Në banesë është arritur të shpëtohet një vlerë prej 20 mijë eurosh, e cila u gjet nga zjarrfikësit në sirtarin e një komodine,e ruajtur  aty prej familjarëve.

Mësohet se në momentin kur rrufeja ka goditur shtëpinë, njëra prej familjeve të dy vëllezërve ndodhej brenda në banesë, ndërsa tjetra ndodhet në emigracion. Në momentin kur banesa u përfshi nga flakët familjarët dolën menjëherë nga shtëpia duke mos arritur të merrnin as shumën e parave.

Rrufeja ka goditur fillimisht majën e çatisë, për shkak se ajo përbëhej me element hekuri e druri, flakët kanë përpirë çatinë, pas kësaj, kabujt elektrik të amortizuar  kanë përhapur zjarrin në dy  banesat të cilat ndodheshin nën një çati. Forcat e repartit zjarrfikës janë munduar të shuajnë zjarrin për të shpëtuar atë pjesë të padjegur të banesave të vëllezërve Afrim dhe Artan Jaze.

 

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dhëndri i Trump plan për resorte në Sazan, debat në '5 pyetjet': E morëm vesh nga të huajt, investim i dyshimtë

Dhëndri i Trump plan për resorte në Sazan, debat në '5 pyetjet': E morëm vesh nga të huajt, investim i dyshimtë