Rruga bëhet tokë private, izolohen 15 familje në Kurbin! Banorët e fshatit Adriatik në protestë

Rruga e fshatit kushedi prej vitesh e tillë, është kthyer në tokë private. Një banor në Adriatik, ka arritur ta përvetësojë pronën ligjërisht. Por kjo ka sjellë izolimin e 15 familjeve.

Në këtë situatë, sot banorët dolën në protestë. Ata akuzojnë institucionet e drejtësisë për vendime të njëanshme, vendime që i ka penalizuar ata.

“Ne jemi prej 22 vitesh këtu. Unë kur kam ardhur këtu më ka thënë pronari këtu e këtëj mos e prek. Duam ta dimë a kemi shtet apo s’kemi shtet. Ne kemi qenë në polici, kemi qenë në bashki ne Gjykata na ka humbur rtë drejtën tonë”, shprehet një zonjë në fshat.

Sot ata ishin të ashpër, por thonë se do të jenë më radikalë nëse nuk do të gjejnë një zgjidhje për levizjen në fshat.

“Mua më ka humbur të drejtën kryetari i Gjykatës. Ne i kërkojmë shtetit të na hapi rrugën e mos të bëjmë gjakëderdhje”, shprehet banorja.

“Kërkoj nga drejtësia, të mos na izolojë se nuk kemi as me fëmijët tek shkolla, as në spital”, thotë një banor tjetër. 

Kërkoj të drejtën e fëmijëve të mi. Unë kam ardhur prej malësie për një spital, për një kopësht, për një çerdhe. Amaneti i Zotit të na hapë rrugën shteti , të na japë drejtësinë”, shprehet një banore tjetër. Të vendosur në këtë zonë pas viteve ’90 banoret e bllokuar, kanë patur probleme pronësie në vazhdimësi për të cilat nuk kanë arritur të gjejnë ende zgjidhje.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

DIREKT/ Barcelona 1-3 PSG, Araujo dhe Xavi me karton të kuq te vendasit! Dortmund 4-2 Atl. Madrid në Champions League (GOLAT)

DIREKT/ Barcelona 1-3 PSG, Araujo dhe Xavi me karton të kuq te vendasit! Dortmund 4-2 Atl. Madrid në Champions League (GOLAT)