Rruga drejt ish-burgut te Spaçit, merr emrin "rruga e mundimeve"

Segmenti me gjatësi 7 km nga Repsi deri në ish-burgun famëkeq të Spaçit në Mirditë do të mbajë emrin "Rruga e mundimeve". Vendimi është marrë nga Këshilli i Bashkiak i Mirditës në nderim të sakrificës së familjeve të ish të burgosurve politik.

"Rruga prej këtu ka qene jashtëzakonisht e vështirë për familjarët. Ngarkuar në radhë të parë me emocione,dashuri,  përkushtim por dhe me ushqime dhe mjete të tjera jetësore, janë detyruar ta bëjnë këtë rrugë nga  këtu deri në burgun famëkeq të Spaçit në çdo kohë të vitit", tha Luigj Mila, Drejtuesi i Shoqatës "Muzeumi i burgut të Spaçit".

"Në këtë rrugë kanë kaluar shumë vuajtje dhe mundime familjarë, të afërm të ish- të burgosurve politikë në borë , në shi , në breshër në të ftohtë e në të nxehtë. Po ashtu kanë kaluar edhe miliona ton bakër të nxjerrë nga djersa dhe mundi I të burgisurve politikë. Emërtimi është i drejtë pasi  brezat që do vijnë do kujtojnë me këtë emër të kaluarën", u shpreh Ndrec Dedaj, Kryetar i Bashkisë Mirditë.

"Kjo është një rrugë vërtet e mundimeve. Paralelizmi është me rrugën që bëri Krishti me kryqin në qafë. U detyruam për 45 vjet të ngrinim kryqin tonë, vajza, djem, fëmijë, pleq, plaka, burra me mundim të madh e përshkruan këtë rrugë për të parë djem, baballarë  në një nga kampet më të tmerrshme të përqëndrimit", theksoi Nebil Çika, Kryetar i Shoqatës Antikomuniste te ish-të përndjekurve politik.

Familjarë të ish te burgosurve, tregojnë vështirësitë dhe mundimet për të vizituar njerëzit e tyre në qelitë e burgut.

"Kjo rrugë ka qenë shumë  e vështirë për familjarët që kanë ardhur. Mua më kanë ardhur familja një herë në muaj dhe më është dashur shume herë vëllai im për të mbajtur nënën time në krahë për ta çuar në burgun e Spaçit se ajo ishte dhe në moshë", tha Zenel Drangu, familjar i ish-të burgosurve.

Ceremonia u organizua ne përkujtim te 48-vjetorit të revoltës së Spaçit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë