Ylli Pata: Rruga e mundimshme e Berishës për të trashëguar pushtetin

Ylli Pata: Rruga e mundimshme e Berishës për të trashëguar pushtetin

Së pari, Sali Berisha do ta kishte bërë menjëherë dhe pa asnjë hezitim, sikur të kishte një përvojë, një precedent të paraardhësve të tij. Si në Saliun e Parë, e mbi të gjitha atë të Dytin, fëmijët e Berishës nuk kanë qenë indiferentë në mjedisin politik në vend.

Natyrisht kanë nisur nga role të vogla, aktivizëm politik, kryesisht në Fakultetin Juridik, ku të dy fëmijët e Sali Berishës arritën të pushtojnë për vite jo vetëm mjedisin studentor dhe të profesoratit, por edhe rolet e drejtësisë që morën magjistratët e dalë nga institucioni.

As Enver Hoxha, As Ramiz Alia, As Fatos Nano, e as Aleksandër Meksi, nuk trashëguan aspak pushtet tek fëmijët e tyre. i lanë të gjithë larg politikës, duke bërë kështu një qëndisje mjedisi jo miqësor për nepotizmin.

Që në Ballkan nuk është një gjë e vogël. Greqia fqinje, që është një vend me demokraci më të vjetër se ne, anëtar i NATO-s më i vjetër, e i Bashkimit Europian që herët, nga e majta në të djathtë, ka qenë një përplasje e dy-tre familjeve: Karamanlis, Papandreu, e Micotaqis. Që prej 60 vitesh mbajnë kreun e qeverisë së vendit fqinj. Megjithatë, të kthehemi në Tiranë. Sali Berisha, e cila e ka thënë disa herë që ka një dobësi për familjen e tij, i aktivizoi dy fëmijët e tij në politikën aktive që herët.

Argita Berisha, ka qenë nga viti 2005 grupi i interesit më i rëndësishëm në Partinë Demokratike. Ajo dhe rrethi i saj prodhoi një grup të rëndësishëm drejtues politik në qeverisjen e vendit, duke nisur nga Lulzim Basha, por edhe emra të tjerë që përfaqësonin kryesisht role të dyta port ë rëndësishme në qeverisje dhe në grupin parlamentar.

Në vitet e para lobimi i vajzës së Sali Berishës ishte shumë i fuqishëm, e siç pamë në terren u rrit edhe ai i të birit-Shkëlzenit. Një pjesë e madhe e emërimeve të institucioneve më të fuqishme ku kishte buxhet të madh, nga pronat tek drejtësia flitej për fuqinë e fëmijëve të kryeministrit.

Atëherë u fol për hyrjen në politikë të Argitës. Madje ishte shumë afër, por ishin rrethanat që e bllokuan. Eventi? Natyrisht Katastrofa e Gërdecit, rasti Fazliç, e mjaft të tjera. Por duhet thënë që ishin zërat nga brenda PD-së që shërbyen si rezistencë të këtij fuzioni monarkik në Partinë Demokratike. Ishte intervista e Mero Bazes në Gazetën “Shqip” në vitin 2007, dhënë gazetarit Erjon Ajazit, që shërbeu si një shkëndijë e fortë. Ndodhesha në atë kohë në redaksinë politike të “Shqip” e bashkë me kolegun Ajazi përgatitëm pyetjet. Gazeta për dy orë u shit e gjitha. Më pas patëm qëndrimet e Presidentit Bamir Topi, të ndjerit Sokol Olldashi, Astrit Patozit por edhe Jozefina Topallit, që në një farë mënyrë ndikuan pozitivisht për ta frenuar devijancën monarkike të PD-së.

Por Sali Berisha nuk se e ndali këtë aspiratë le të themi, pasi dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin e futi në udhëheqjen e re të opozitës në vitin 2017. Ndërkohë që si vajza dhe i biri kishin fuqinë e ndarjes së deputetëve dhe personazheve që ishin në Parlament apo edhe në opinionin public si zëdhënës, në panelet e darkës.

Lulzim Basha, i cili ishte realisht një delfin i Sali Berishës sa PD ishte në pushtet, në vitin 2017, shkroi një parathënie të vendimit të 2021. Nuk kandidoi për deputet personazhet më të kuotuar të familjes Berisha. Konkretisht Jamarbrit dh eish-drejtuesit të AKP-së që ishin edhe kupola e televizionit të familjes. Këtu nisi realisht kërcitja e parë dhe e fortë e Berishës me Bashën, pra pas 17 majit 2017, kur kreu i PD-së bëri paktin me Ramën. E sado i keq të ishte ai pakt, Luli, nuk i dha yrysh trashëgimisë berishjane në PD.

E ja ku jemi sot kur Sali Berisha e thotë me gjysëm zëri, por dalja e Argitës e thotë vetë, që e bija e doktorit kërkon të jetë protagonist në parti. E ka thënë edhe vajza, por edhe babai, që nëse merr votat, nuk është më tabu. Shkon pak si anti rrymë, ku nga ana tjetër Partia e Lirisë po lufton nepotizmin, edhe me divorc e në PD e vulës, po bëhet gati trashëgimia. Një telenovele perfekte, që kompanitë turke të soap opera-ve do ta bënin best seller. Që të gozhdonin shtëpijaket tre vjet para ekranit, siç realisht janë gozhduar nga 2021. Po çfarë sjell realisht Argita ndryshe nga Saliu? Natyrisht asgjë, përveç freskinë e moshës, mundësinë e aktivitetit, mungesën e kufizimit të problemeve shëndetësore etj etj.

Shumë mirë, por nëse ndodh, familja Berisha do të jetë e para, por e para fare që fut në politikën shqiptare të drejtën apo precedentin e trashëgimisë monarkike. Po a mund të lindë precedent ky fenomen? Memet opozitare ka vite që flasin për Zahon- kryeministër…/TemA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Johnny: 25/06/2024 07:36

    Saliu do trashëgojë nusen që do divorcohet nga sypeshku. Kur të bëhet Zaho kryeministër Shqipëria do jetë 550.000 banorë, të gjithë pleq.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Kaosi me sistemet e IT në botë, shërbimet globale po i rikthehen funksioneve

Kaosi me sistemet e IT në botë, shërbimet globale po i rikthehen funksioneve