Rruga me gropa në Maliq, protestojnë banorët e 4 fshatrave: Të merren masa ose do bllokojmë aksin Korçë-Pogradec (VIDEO)

Amortizimi i rrugës që lidh katër fshatrat Kakaç, Çaushli, Shqitas dhe Prenisht me Maliqin, ka bërë që banorët të dalin në një protestë mëngjesin e kësaj të marte.

Ata thonë se kjo situatë ju ka sjellë shumë vështirësi në lëvizje atyre dhe fëmijëve që duhet të frekuentojnë shkollën, sidomos gjatë stinës së dimrit ku balta e gropat janë gjithandej.

"Kemi 30 vjet që endemi për baltën. Nuk dalim dot as me makinë. Duhen çizme. Fëmijët vijnë në këmbë. 1 km larg nëpër baltë. Është skandaloze", tregoi një protestues.

"Do dalin dhe fëmijët nga shkolla e do bëhen pis", tha një tjetër.

"Të na bëhet rruga. Vetëm kaq kërkojmë. Nuk kalojmë dot", u shpreh një banor i zonës.

"Rruga në këtë gjendje ka ardhur se janë çarë tubat. njëherë janë vënë ujërat e zeza, njëherë të bardhat", tha një protestues.

Nëse nuk merren masa, qytetarët paralajmërojnë se ata do te përshkallëzojnë protestën duke bllokuar edhe aksin nacional Korçë-Pogradec.

"Unë nga sot nuk do ta ndal protestën. Do mbush qeset me baltë dhe do të jua dërgoj kryetarëve në zyrë që të shohin se si jetojmë ne", tha një tjetër.

"Nesër do dhe pasnesër do të marrim leje për protestë dhe do bllokojmë rrugën kryesore", përfundoi një protestues.

Rruga prej 2 kilometër ju shërben më shumë se 2 mijë banorëve.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 03/02/2021 01:45

    Kjo duket nje rruge e vogel fshati,nuk besoj te investohet per te,por ju te gjithe qe dilni aty,me duar ne xhepa,makina keni dhe sikur secili te shkoje te mbushe nje thes me zhavor ne ane te Devollit dhe ta derdhe e ta ngjeshe ne rrugen e prishur, mund ta permiresoje shume gjendjen e saj.Sic mblidheni per protesta,mblidhuni dhe per nje aksion te perbashket qe t'a fiksoni pak.

    Përgjigju
  • Fluturo fluturo: 03/02/2021 01:19

    Do ju bëjmë aeroportin në Korçe pastaj rruget ? RRINI urte deri në 2030 lol

    Përgjigju
  • ABC NEWS: 02/02/2021 23:05

    BEJENI VETE ,,SE QEVERIA E KA MENDJEN TE VJEDHE ,,,NUK E KA NE MEND TE BEJE RRUGE PER JU....

    Përgjigju
  • Tani: 02/02/2021 21:56

    Mos u merzisni se do tja regulloje Rama rrugen kur te qethen vicat mbas votimeve RAMA IK RAMAIK

    Përgjigju
  • Emigranti: 02/02/2021 20:41

    Shume e drejte qe keni 30 vjet qe ecni mes baltes por a ju bie nder mend qe keni nje kryetar bashkie qe e keni 20 vjet edhe eshte bere si Enveri I dikurshem. Ju ishit ata qe nga faturino autobuzi e bete kryetar bashkie. Ju ishit ata qe kenaqeshit me nje thes mjell per votime. E mbaj mend Gezim Topciun faturino me nje kemishe zgjyre e gjysem te futur ne pantallona.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Karrige e grushte kokës, sulm brutal ndaj reperit të njohur shqiptar në Greqi

VIDEO/ Karrige e grushte kokës, sulm brutal ndaj reperit të njohur shqiptar në Greqi