Rruga Milot-Fier/ Balluku: 1.2 mld euro nga privati! Shteti shqiptar vëtëm 10% garanci në 16 vite!

TIRANË- Detajet nga rruga Milot- Fier ka qenë në fokus të intervistës së zhvilluar në "Repolitix" në Report Tv, ku ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka dhënë detaje nga ky projekt. Është koncesion i pastër, ka sqaruar Balluku, pra që shteti shqiptar nuk do të paguajë asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit, teksa ka zbuluar se në garë ka shfaqur interes edhe kompania amerikane që “Bechtel-Enka” ka bërë rrugën e Kombit. Ajo ka zbuluar se nuk ka pranuar që të nënshkruhet një marrëveshje me këtë kompani, sepse ka kërkuar që të bëhet me lekët e shtetit, por që qeveria nuk i ka këto kapacitete. Në këtë garë, Balluku ka theksuar se është më tepër për kompanitë e huaja, pasi ato shqiptare nuk e kanë një kapacitet financiar prej 1.2 mld euro.

"Ne kemi një tendencë ndaj investitorëve europian, do donim shumë që ata që investonin të jenë të stabilizuar, kjo është një garë ndërkombëtare. Shifra e investimit është shumë e madhe dhe e pamundur për investitorët shqiptar. E destinuar për të pasur konkurrent të fortë që kanë fuqi ekonomike për ta përballuar. Në dijeni time, nuk më rezulton një fuqi financiare për ta përballuar këtë rrugë nga kompanitë shqiptare. Kjo shifër është një injektim i huaj që do të vijë në Shqipëri. Ajo është një rrugë e studiuar nga ndërkombëtarët dhe që duhet të bërë, lidh Ballkanin Perëndimor dhe këto fonde nuk ekzistojnë. Është koncesion i pastër, s'kemi të bëjmë me PPP. Nëse koncesionari do të dëshirojë të punojë me nënkontraktorë shqiptar, do jetë nder për ne. Ka treguar interes dhe për këtë rrugë, por në mënyrën se si ata operojnë, ku lloj formati nuk operojnë. Ato duan fonde të buxhetit të shtetit të ndërtojnë. Do doja të kishim kompani amerikane garuese, por ndoshta edhe për shkak të largësisë. Kërkonin 1.2 mld euro për ta ndërtuar këtë rrugë. Na kanë bërë të qartë që nuk operojnë në autostrada. Ne e kemi të pamundur që të financojmë një vepër kaq të madhe. Ky ka qenë argumenti dhe vendimmarrja pse kemi zgjedhur këtë instrument", tha Balluku.

Ministrja ka listuar edhe kriteret që duhet të plotësojë kompania fituese, ku më e rëndësishme është ajo e garancisë financiare që do të japë, me anë të së cilës do të parandalohet që rruga të mbetet vetëm në "letër", pra që fitohet gara, por nuk ka kapacitete për të bërë investimin. Ajo ka sqaruar se fillimish do të bëhet rruga dytësore, e cila do të jetë papagesë dhe më pas autostrada e re.

"Mbi të gjitha, kriteri që do jemi shumë rigoroz është kriteri financiar. Kemi identifikuar shumë projekte të mbetura kanë ardhur si rezultat i mungesës së fondeve për të ushqyer investimit. Se nuk kanë pasur mundësi fianciare, ne kërkojmë garanci. Çmimi sa më i ulët i tarifës së rrugës, dizanji dhe cilësia e rrugës. Në këtë lloj instrumenti financiar është në interes të kompanisë në 35 vite të jetë e një cilësie të mirë. Edhe do e mirëmbajnë. Nuk angazhohen fondet në buxhetin e shtetit, sjell ndërtimin e një korridori të rëndësishëm që lidh Shqipërinë me Malin e Zi dhe Greqisë. Të gjitha rrugët e shpejtësisë me pagesë, do të kenë rrugë alternative. Do të ketë të drejtë e zgjedhjes që do të ketë një rrugë pa pagesë. Aktualisht nuk kemi një rrugë paralele, për këtë arsye në gjurmë ekzistuese ka shumë, do ketë zgjerim, korsi paralele, mbikalime. Këtu investimi është më i komplikuar. Do bëhen rrugët dytësore të parat, pra ajo nacionale nga të cilët qytetarët do të kalojnë papagesë dhe më pas do të nis ndërtimi i autostradës së re", tha Balluku.

Ajo ka përsëritur se gara do të mbyllet në fund të shtatorit, teksa faza e parë është parashikuar që të mbyllet në vitin 2024 dhe në total në vitin 2026.

"Gara mbyllet në fund të shtatorit, më pas fillon vlerësimi, ku flitet për detaje të shumta teknike dhe financiare dhe besoj se deri në fund të këtij viti lidhet kontrata, pastaj nis dizenjimi i planit. 2024 faza e parë dhe në 2026 total", tha Balluku.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:10
Bëri 'gafë' në Kuvend? Balluku sqaron pagesën për rrugën Milot- Fier

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka sqaruar edhe atë që u komentua në Kuvend nga disa media si "gafa". Ajo ka sqaruar se pagesa për rrugën Milot-Fier do të shkojë 0.075 euro, ose 7.5 në 100 km.

"Të gjitha rrugët e shpejtësisë që do të ndërtohen me pagesë, do të kenë rrugë alternative. Qytetari të ketë të drejtën e zgjedhjes, mes pagesës minimale 0.075 euro për km, ose rrugën nacionale pa pagesë. Shkon 7.5 euro në 100 km, ky është kriter, mund të vijë gara dhe të ulet ky çmim. Është minimale se flitet për 100 km shpejtësie dhe të ndërprerë në segmente. 0.075 euro për km, sepse se ka dalje. Nuk ka një shumë totale, as ajo shuma abuzive 17.5 euro vajtje ardhje si biletë avioni dhe çudira të tilla është autostradë që do caktohet dhe do paguhet për km. Nëse akseson 30 km do paguash aq rrugë ke bërë shumëzuar me 0.075 euro për km", tha Balluku.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A. N.: 10/07/2020 14:24

    Uroj qe kembimi Eur/ALL te ngelet ditor, dmth nisesh per vlore me 1500 lek e kthehesh te nesermen me 1400lek sepse sapo u fut nje kamion me euro nga shitja e droges dhe u hodh ne treg dhe i ra vlera euros.

    Përgjigju
  • Tasimi: 10/07/2020 10:09

    Medet kujt i ka ren ne dor shqiperia kto hajdut gjakpires nafta esht me e shtrejta ne europ rruget jan cop cop tani te paguajm edhe rruget ajan ne vete kto apo jo ca jeni ju serb greg vetem me vjdh e keni mendjen

    Përgjigju
    • Shqip: 10/07/2020 12:35

      Shteti sdo paguaj asgje thote zonja, por do Paguajne Shqiptaret sa here kalojne nga 0.075 Euro / Km (~100 leke per KM). Dmth per te shkuar nga Tr, ne Vlore do paguani 100 Leke * 300KM vajtje-ardhje = 30.000 Leke. Cohuni ju rilindas/ zdromsa te administrates qe na cani FB e IG etj me poste e komente me superlative per te tilla lajme.

  • Robshi: 10/07/2020 09:33

    Ah sa bukur do cicerosh nga ali demi kir te hapen letrat...

    Përgjigju
  • Toni: 10/07/2020 09:26

    Qeveri baxhellash, jemi ne Shqiperi o injorante dhe llogorite duhet te behen me lekun Shqiptar jo me euro. Mjere ne si popull ne ç`fare dore kemi rene, por pak e kemi....

    Përgjigju
  • tallje prapanice me popullin: 10/07/2020 08:36

    Kur qiveria ka rrene ne dore te hajduteve dhe te te paafteve keshtu do veje puna edhe 100 vjet te tjera, duke krijuar kushte te favorshme per nje grusht njerzish qe te pasurohen ne kurriz te popullit trim dhe sylesh

    Përgjigju
  • QazimMulleti: 10/07/2020 07:46

    e dashur ministre Belinda, E para a gafave eshte kjo: qe te vijne investitoret europian nevoitet qe te kemi nje shtet dhe qevevrisje stabel. Gje qe fatkeqsisht nuk e kemi. Ne gjendjen e mjerueshme qe i kemi ne rruget dhe standartet eshte e pabesueshme qe ju flisni per 17 euro a 7 euro per disa rruge qe jane copa copa me lope qe kalojne nga nje korsi ne tjetren pa pike barriere mbrojtese. Se kuptoj sesi beni plane te tilla dhe nuk keni asgje konkrete persa i perket nje projekti. Ne 7 vjet rilindje jam kurioz cilen truge keni nisur ju dhe keni perfunduar? Sepse degjojme 50% e kesaj rruge ose 60% e asaj tjetres por hic gje skemi pare me sy.

    Përgjigju
  • asl: 10/07/2020 06:31

    Me flori do ta shtroni rrugen qe te shkoj 1,2 miliard?Kjo eshte e pamundur.Dhe tarife 7,5€per 100 km (n.q.s e kuptova mire)kjo eshte jashte cdo imagjinate.N.q.s emerimi i kesaj ministre eshte bere vetem per mbiemrin atehere asgje nuk ecen para.Rama duhet ti shikoje keto gjera trashanike.

    Përgjigju
  • redi: 09/07/2020 23:42

    Firmat e huaja jane deshtim i plote ne infrastrukure.1000 here me mire punojne firmat shqiptare.Rruga e kombit qe u ndertua nga Bechtel shkoi 1.3 miliard dollar dhe ngeli sakate.Prandaj ky ndertim, i gjithi nga privati, eshte me ifekrivitet ekonomik dhe me interes ,se nuk shpenzohen para nga buxheti.

    Përgjigju
    • Petrit: 10/07/2020 08:47

      Firmat e huaja dine dhe duan qe te punojne mire, por gjejne shesh dhe bejne pershesh,ose si thujhet : te ben vendi pervete.

  • Populli shqiptar: 09/07/2020 23:11

    ky investim privat gjigand , padyshim do ndikoj ne rritjen e turizmit dhe ne rritjen e punesimit Jepini drejtim sa me pare .

    Përgjigju
    • Robshi: 10/07/2020 09:30

      A ty te dhente drejtim haku shqiptareve...shushunje 2 lekeshe

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës

Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës