Rruga në Kukës pa sinjalistikë dhe barriera mbrojtëse, kthehet në burim aksidentesh, rrezikohen nxënësit

Mungesa e sinjalistikës dhe ndriçimit e ka kthyer në burim aksidentesh rrugën që lidh qytetin e Kukësit me fshatin Nangë. Më të rrezikuar janë nxënësit e shkollës 9-vjeçare për shkak se automjetet ecin me shpejtësi. Rasti më i fundit ishte vetëm pak ditë më parë, ku një fëmijë mbeti i plagosur pa pasoja për jetën.

“Ka makina që ecin me shpejtësi dhe për këtë arsye krijojnë rrezik”, shprehet një nxënëse.

“ Rruga është e parrezikshme për shkak se edhe nuk kanë shumë kujdesshëm për arsye se nuk janë të ndërgjegjshëm për sepse janë edhe një moshë e vogël Ka që ecin edhe me shpejtësi”, shprehet një nxënëse tjetër

Banorët thonë se rruga që kalon përmes fshatit është e ngushtë ndërsa kërkojnë ndërhyrje për vendosjen e kufizuesve të shpejtësisë pranë shkollës dhe zonave të banuara. 

“Këtu ka 30 vite na kanë mashtruar dhe nuk e kanë bërë rrugën. Kur të bjerë shi fëmijët kalojnë nëpër baltë”, shprehet një banor i fshatit.

“Janë aksidentuar dhe fëmijët, i bie nga pas e le aty dhe ikën. Këtu është e rrezikshme rruga” , thotë një banor i fshatit.

“Tek kjo rrugë kanë mbetur të plagosur 7 vetë. Këtu është një kryqëzim rruge duhet të kesh mundësi të kalosh në atë krah se në atë krah ne shkojmë dhe për në Kukës, këtu s’ka.  A ka rrugë? A ka sinjalistikë? A ka vija të bardha, ka shenja edhe sinjalistika rrugore mungon. Ne jemi për të gjetur të drejtën tonë për të kaluar rrugën. Mirë unë që jam në moshë, po fëmija nuk e di”, shprehte një banor tjetër. 

Ky aks është rikonstruktuar vite më parë por projekti nuk përfshinte ndërtimin e trotuareve dhe barrierave anësore të rrugës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Darwini: 22/01/2021 23:04

    Po nji ashtu janë të gjitha rrugët e Albanistanit,ku s'ka trotuare,se njerëzit makute, egoiste,i kanë shtyrë gardhet deri në buzë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet