Rrugët bosh të Evropës një imazh jo i largët, në shumë vende të BE-së rikthehen kufizimet

Rrugët e boshatisura të cilët mbizotëruar në të gjitha qytetet Evropiane, nuk duken tanimë të largëta kur një pjesë e madhe e shteteve kanë rikthyer kufizimet.

Duke nisur nga sot Gjermania, utet në izolim të pjesshëm, për të frenuar përhapjen e Covid-19. Shkollat ​​dhe kopshtet do të qëndrojnë të hapura, por restorantet, baret dhe disa dyqane mbyllen për të paktën një muaj.  Eventet e mëdha do të anulohen dhe këshillohet anulimi i udhëtimeve turistike dhe gjithashtu këshillohet puna nga shtëpia.

Belgjika, po ashtu futet në izolim pothuajse të plotë nisur nga sot, duke mbyllur bizneset jo-thelbësore dhe duke kufizuar vizitat në familje.

Këtë javë, në izolim të pjesshëm do të futen edhe Portugalia, Greqia dhe Austria ndërkohë që vazhdojnë të qëndrojnë me masa të shumta kufizuese  Franca, Spanja, Çekia dhe Polonia .

Ndërkohë që mbrëmjen e sotme pritet të deklarohen masa të reja kufizuese edhe në Itali.

Në masat e reja parashikohet ndalimi i lëvizjeve pas orës 21:00, mbyllja e bareve dhe restoranteve në zonat e konsideruara të kuqe, mbyllje e muzeve dhe lëvizjeve mes rajoneve.

Në të njëjtën situatë paraqitet Mbretëria e Bashkuar, ku kryeministri britanik ka deklaruar se vala e dytë e COVID-19 do jetë dyfish më vdekjeprurëse se e para. Nga e enjtja pritet të fillojë një mbyllje e pjesshme për 4 javë dhe njerëzve do tu sugjerohet të punojnë nga shtëpia.

Ndonëse shumë shtete evropiane kanë hyrë tashmë në izolim të plotë apo të pjesshëm rastet e reja me COVID-19 vijojnë të shtohen duke rritur edhe presionin mbi kapacitetet e spitaleve.

Në Francë, në 24 orët e fundit është raportuar për më shumë se 46 mijë të infektuar dhe 231 viktima dhe si pasojë autoritetet në disa rajone po rimendojnë të marrin të tjera masa duke reduktuar lëvizjet e personave mbi 70 vjeç.

Në Sllovaki thuajse gjysma e popullsisë i është nënshtruar testeve për Covid-19. Ndërsa në Spanjë zgjatja e gjendjes së emergjencës dhe masat e reja kufizuese nuk janë mirëpritur nga shumë qytetarë, të cilët kanë protestuar duke u përplasur me policinë e duke plaçkitur me dhjetëra dyqane.

Numri total i të infektuarve me koronavirus në Evropë ka kaluar tashmë 10 milionë. Në të gjithë botën ka prekur mbi 46 milionë njerëz, 1.2 milion e të cilëve kanë humbur jetën.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

3 protestues në pranga për dhunën te Bashkia, Rithemelimi: Terror policor, të lirohen

3 protestues në pranga për dhunën te Bashkia, Rithemelimi: Terror policor, të lirohen