Rrugët marrin më shumë para se Shëndetësia! Ulet buxheti për 6 ministri, 'e përkëdhelura' Infrastruktura

Edhe pse pandemia ka ndryshuar jetesën, ka rritur kostot dhe futur ekonominë në  krizë, financimin më të madh e merr infrastruktura.

Për vitin 2021 qeveria vendosi të jap më shumë fonde për Ministrinë e Infrastrukturës, të Shëndetësisë, Bujqësisë dhe të Mbrojtjes.

Sipas tabelave të Buxhetit krahasuar me ato të vitit aktual, vihet re se Ministria e Infrastrukturës do të marrë 4.1 miliardë lekë më shumë se këtë vit, dhe në total buxheti i saj për 2021 arrin në 49.3 miliardë lekë. Fokusi i këtyre fondeve do të jetë tek projektet e reja në infrastrukturë dhe energjinë elektrike.

Më pas renditet Ministria e Shëndetësisë e cila historikisht ka pas buxhet të madh, por këtë vit i janë shtuar vetëm 2.3 miliardë lekë. Me këtë rritje buxheti i saj arrin në 67.7 miliardë lekë nga 65.3 miliardë lekë që ishte parashikuar. Këto para synohet të shkojnë tek rritja e kapaciteteve spitalore, rikonstruksione qendrash shëndetësore dhe vëmendje e shtuar tek nevojat e pandemisë.

Ministria e Bujqësisë do i jepen 2.1 miliardë lekë më shumë se këtë vit, si pasojë e zerimit të tre taksave për fermerët.

Nga ana tjetër si pasojë e përfundimit të tenderave të rindërtimit, dhe duke qenë se nuk pritet të hapen projekte të mëdha është ulur me 3.3 miliardë lekë buxheti i Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Ndërkohë është ulur me 4.8 milionë lekë buxheti i presidencës, me 176 milionë i Kuvendit, me 557.7 milionë buxheti i Financave. Po ashtu ministria e Kulturës do të ketë 37.7 milionë lekë më pak, e drejtësisë do ketë 905.7 milionë lekë më pak, 253.2 milionë më pak do të marrë edhe ministria e brendshme.

BUXHETI I MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS

Buxheti 2020    45.1 mld lekë

Buxheti 2021    49.3 mld lekë

Diferenca          +4.1 mld lekë

BUXHETI I MINISTRISË SË SHËNDETËSISË 

Buxheti 2020    65.3 miliardë lekë

Buxheti 2021    67.7 miliardë lekë

Diferenca           +2.3 miliardë lekë

BUXHETI I MINISTRISË SË BUJQËSISË 

Buxheti 2020    10.8 mld lekë

Buxheti 2021    12.9 mld lekë

Diferenca        + 1 mld lekë

BUXHETI I FSHZH

Buxheti 2020    17.8 mld lekë

Buxheti 2021    14.5 mld lekë

Diferenca        -3.3 mld lekë

BUXHETET E INSTITUCIONEVE

Presidenca      -4.8 mln lekë

Kuvendi          -176 mln lekë

Ministria e Financave -557.7 mln lekë

Ministria e Kulturës   - 37.7 mln lekë

Ministria e Drejtësisë - 905.7 mln lekë

Ministria e Brendshme - 253.2 mln lekë

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 21/10/2020 08:07

    Frika me e madhe ne ekonomine shqiptare jane PPP .Shqiperia po kalon ne duart te privateve te gjitha sherbimet dhe infrastrukturen.Kjo eshte shitje e vendit.Kurre nuk ka ndodhur ne nje vend te botes qe cdo infrastrukture dhe sherbim ti hiqet shtetit dhe ti ipin privatit.Mund te kalojne ne recension dhe privatet nuk do pjerdhin as qeverite Rama ka keahilltar te Sorosit dhe nuk ka lidhje me te najten europiane.Populli do mbetet skllav i oligarkeve.Rama para zgjedhjeve te deklaroj programin para socialisteve a dhe do te vazhdoje me PPP apo jo.Ne rast te kundert te largohet se ka socialist qe dine te mbrojne pronen publike dhe jo vendi te privatizohet me teorite neoliberale, qe vetem varferi i kane sjelle njerzimit. Populli duhet ti thite stop PPP

    Përgjigju
  • A. N.: 20/10/2020 23:16

    Normal sepse ne asfalt vidhet mire dhe nuk kuptohet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë