Rrumbullaku takim me drejtorët vendor të Policisë: Ndryshoni metodologjinë e punës për luftën ndaj krimit të organizuar

Rrumbullaku takim me drejtorët vendor të Policisë: Ndryshoni metodologjinë e punës për luftën ndaj krimit të organizuar

Pamje gjatë takimit me drejtuesit vendorë të Poicisë së Shtetit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka zhvilluar takime me drejtuesit e Drejtorive Vendore të Policisë Elbasan, Korçë, Kukës dhe Dibër, si dhe me drejtuesit e Drejtorive Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës dhe Korçë.

Gjatë takimit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka kërkuar nga strukturat policore, ndryshimin e metodologjisë së punës, me qëllim vendosjen e një standardi të ri, në raport me qasjen ndaj komunitetit dhe në luftën ndaj krimit në përgjithësi dhe krimit të organizuar në veçanti. 

Në kuadër të vendosjes së standardeve të reja për riorganizimin, funksionimin dhe drejtimin e organizatës së Policisë, Drejtori i Përgjithshëm ka njohur strukturat me urdhrin e parë të nxjerrë prej tij, atë për ngritjen dhe funksionimin e Këshillave të Vlerësimit të Propozimeve për Emërim, në nivel qendror, vendor, struktura autonome dhe reparte policore. Ky urdhër ndryshon në thelb procesin e vendimmarrjes së Drejtorit të Përgjithshëm, për menaxhimin e burimeve njerëzore të Policisë së Shtetit.

Urdhri është i bazuar në ligjin “Për Policinë e Shtetit” dhe në Rregulloren e Policisë së Shtetit dhe synon t’i japë fund praktikave të deritanishme që ndiqeshin nga strukturat e burimeve njerëzore dhe vendimmarrjes nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Tashmë kjo vendimmarrje do të kalojë nëpërmjet Këshillave të Vlerësimit të Propozimeve për Emërim, të cilët pas vlerësimit të kandidaturave, do t’i propozojnë Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, emërimin apo transferimin në detyrë të punonjësit të Policisë.

Kjo praktikë e re iu jep garanci drejtuesve të strukturave policore dhe kontribuesve brenda radhëve të Policisë, për t’iu njohur dhe vlerësuar atyre, aftësitë profesionale, menaxheriale, integritetin dhe rezultatet e arritura në detyrat që ata kryejnë, me qëllim vlerësimin real për qëndrimin në detyrë apo për marrjen e përgjegjësive të reja, bazuar në këto komponentë vlerësimi.

S.C/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fdssd: 22/09/2022 14:36

    qe kur u dha porosia qe hiqni policat nga kryqezimet me shume jan shtuar...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Sulmet ndaj SPAK e Dumanit, analisti Kikia: Meta agresiv, tregon qartë se ka ‘llogari’ me drejtësinë

Sulmet ndaj SPAK e Dumanit, analisti Kikia: Meta agresiv, tregon qartë se ka ‘llogari’ me drejtësinë