RTSH jep njoftimin, blen Champions League për tre sezone

RTSH jep njoftimin, blen Champions League për tre sezone

UEFA Champions League për tre sezone, duke filluar nga ai 2021-2022, do të transmetohet falas në Radio Televizionin Shqiptar. Lajmin e ka dhënë vetë televizioni publik që saktëson se ky kompeticion do të vijë pa asnjë pagesë ekstra. Nuk bëhet e ditur nëse do të transmetohet vetëm një ndeshje gjatë javës apo do të jenë të gjitha, por gjithsesi ky është nja lajm i mirë për sportdashësit, sidmos ata të Champions League.

Njoftimi i RTSH

UEFA CHAMPIONS LEAGUE në RTSH

Transmetuesi Publik plotëson ëndrrën e shqiptarëve, duke sjellë pa asnjë pagesë shtesë në ekran, sezonet 2021-2024…

Radio Televizioni Shqiptar do të transmetojë UEFA Champions League për sezonet 2021-2022, 2022-2023 dhe 2023-2024. Televizioni publik fiton tenderin e të drejtave televizive organizuar nga UEFA dhe tashmë ka nënshkruar zyrtarisht kontratën për paketën e transmetimit pa pagesë në territorin shqiptar duke filluar nga muaji Gusht i vitit të ardhshëm. RTSH konfirmohet edhe një herë tjetër një partner serioz për institucionet të tilla si UEFA apo FIFA që i kanë besuar kompeticionet më të rëndësishme gjatë viteve të fundit. Duhet përmendur fakti që Transmetuesi Publik ka kryer një sakrificë shumë të madhe financiare për të parakaluar në tender operatorët privatë dhe për ti sjellë shqiptarëve kompeticionin më të rëndësishëm të klubeve në Kontinent pa asnjë pagesë shtesë….
UEFA Champions League dhe Superkupa e Evropës i shtohet kështu paketës fantastike të sporteve në Platformën Digjitale të televizionit publik, duke u radhitur mes vendeve të para në Evropë për sa i përket cfarë ofron në buqetën sportive. Transmetimeve të rëndësishme të futbollit si: Kampionatit Evropian 2021, Kampionatit Botëror 2022, Kupës së Botës për Klube 2020-2022, Kupës së Anglisë 2020-2022, Kupës së Spanjës 2020 -2022, Kupës së Gjermanisë 2020-2022, European Qualifiers, UEFA Nations League, ndeshjeve të gjithë përfaqsueseve të Shqipërisë luajtur në vendin tonë, apo edhe Evropianit U21, i shtohet eventi i eventeve...
Natyrisht që buqeta sportive nuk është kufizuar vetëm tek futbolli. Formula 1 edhe për dy sezone, Moto GP për 3 sezone, Euroliga e Basketbollit 3 sezone, Gjithë Botërorët e sporteve të tjera, apo edhe gjigandët e Ërestlingut amerikan janë tashmë programe që janë përqafuar me kohë nga publiku shqiptar. Duke filluar nga viti 2021, ku RTSH gëzon të drejtën e Evropianit të futbollit, të drejtën ekskluzive të Lojrave Olimpike qershia mbi tortë do të jetë Trofeu i Lakmuar nga gjigandët e futbollit.. Barcelona, Real Madrid, Liverpool, Bayern Mynih, Juventus e shumë shumë yje të tjerë që do të vijnë pa asnjë pagesë shtesë për herë të parë në Transmetuesin publik.
RTSH plotëson kështu një nga ëndrrat e shqiptarëve të cilët mund të ndjekin ekipet e tyre të preferuara nëpërmjet teknologjisë më të lartë të transmetimit dhe shtrirjes më të madhe të sinjalit, sepse Televizioni publik tashmë mbulon 95% të territorit, ka 13 kanale televizive nga të cilat 3 në standartin Ultra HD, por ka gjithashtu edhe 10 kanale radiofonike apo 6 kanale televizive satelitore. RTSH Tani është një tjetër mundësi e artë për të ndjekur programet e platformës së transmetuesit publik, duke qënë aplikacioni më i vizituar televiziv, aq më shumë tani që shtohet edhe UEFA Champions League. Gjithcka është arritur, pa lëvizur fare taksën e aparatit që mbetet e njëjta me vitin 2011, duke treguar edhe një herë, dëshirën dhe qëllimin madhor…t’i kthejmë publikut televizionin e tyre, pa interferenca politike apo private. Shqiptarët tashmë kanë një arsye më shumë për të thënë: Ky është Radio Televizioni Ynë…

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasan Pordha: 25/06/2020 02:59

    Ky superlajm te kompletohet edhe me ndeshjet e Suoerliges shqiotare.

    Përgjigju
  • manjola matraxhiu grifsha: 24/06/2020 22:24

    kafe lokali lagjes kafe lokali lluksoz cmimi te lagjia i ulet te lluksi i larte por kafja njesoj. na shijonte me shume lluksi dhe pse s benim kurre dhe ndeshjet na shijonte kur i japin kto tjerat me pagese dhe pse s kishim mundesi ti shifnim tani ne tvsh duket se i varrosen perfundimisht

    Përgjigju
  • Lari: 24/06/2020 13:01

    Bravo Rtsh,super lajm per sportdashesit shqiptare qe nuk kan mundesi me pagujt per me pa ligen e kampioneve.suksese

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tri pikë shprese, Eintracht Frankfurt fiton 3-1 ndaj Augsburg dhe 'blindon' Evropën (GOLAT)

Tri pikë shprese, Eintracht Frankfurt fiton 3-1 ndaj Augsburg dhe 'blindon' Evropën (GOLAT)