Ruçi letër BE: Po zbatohen reformat, të nisin sa më shpejt negociatat me Shqipërinë

Ruçi letër BE: Po zbatohen reformat, të nisin sa më shpejt negociatat me Shqipërinë

Foto ilustruese

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka nisur lobimin për integrimin e  vendit, duke u dërguar një letër BE-së lidhur me arritjet dhe zbatimin e reformave në drejtësi dhe asaj zgjedhore deri në këto momente duke thënë se vendi po ecën para me përmbushjen e  tyre. Në letër e Ruçit theksohet se vendi është gati të fillojë sa më patë diskutimi i kapitujve të negociatave.

Ruçi ditën e djeshme u ka dërguar të gjithë Kryetarëve të Parlamenteve dhe të Senateve  të vendeve anëtare të BE-së një letër ku i falenderon për mbështetjen e Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian dhe i informon për hapat e mëtejshme të Kuvendit.

"Vendimi i marrë nga Këshilli i Bashkimit Europian në datën 25 mars 2020 për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë, i bazuar  në progresin e arritur në reformat dhe përmbushjen e kushteve të përcaktuara nga Këshilli, është një inspirim e detyrim për të vijuar me përkushtim në përmbushjen e detyrimeve tona ndaj procesit të integrimit. Mbështetja e parlamenteve të vendeve anëtare ka qenë një inkurajim i madh për avancimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë, të cilën populli shqiptar nuk do ta harrojë kurrë. Këtë  mbështetje e kam konstatuar gjatë të gjitha takimeve dypalëshe gjatë vitit 2019. Kuvendi i Shqipërisë po jep një kontribut kyç në rrugëtimin europian të vendit tonë, duke garantuar legjitimitetin demokratik dhe kontrollin ligjor e politik të procesit dhe përputhshmërinë e ligjeve me standardet e BE-së, duke garantuar një cilësi më të mirë të legjislacionit kombëtar. Kuvendi i Shqipërisë është gjithashtu i angazhuar në mbështetjen e reformave të rëndësishme në kuadrin e integrimit europian të Shqipërisë, si reforma zgjedhore, reforma në drejtësi dhe plotësimi i rekomandimeve të Këshillit Europian, për përgatitjen e kuadrit negociues. Ne kemi besim se do të kemi edhe mbështetjen e parlamenteve dhe senateve të vendeve anëtare që negociatat të çelen sa më shpejt dhe të fillojë sa më parë diskutimi i kapitujve të tyre”, shkruhet në letrën e Ruçit.

Pak ditë më parë Shqiptarja.com zbuloi 16 pikat e një projektrezolute, e cila do të miratohet nga Kuvendi, për procesin e nisjes së negociatave për integrimin e Shqipërisë në BE si dhe mbi disa kushte për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Në dokument ritheksohet se procesi i negociatave dhe anëtarësimi mbetet objektivi madhor i Shqipërisë, ndërsa i kërkohet qeverisë të thellojë reformat integruese. Në projektrezolutë Kuvendi deklaron angazhimin që të bashkëveprojë dhe të monitorojë të gjitha institucionet e përfshira, të cilat kanë për detyrë plotësimin e kushteve për nisjen e bisedimeve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Reforma: 30/09/2020 12:33

    O mashtruesit e shekullit, po ku edhe kur po zbatohen reformat, se une nuk po shikoj asgje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS